Dinamo e Ilir Dajës, i cili nën drejtimin e nëndetëses ka marrë 8 pikë në 4 ndeshje, duke mposhtur edhe Vllazninë kryesuese, hap javën e 8 të Superligës kundër Laçit, skuadrës që renditet e fundit.
“Do gabojmë nëse kundër Laçit nisemi nga klasifikimi sepse në këto javë të fazës së parë, pavarësisht se ka pak pikë, ka prodhuar futboll të mirë,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Dinamos.
Sfida do luhet të premten në orën 19:00 në Elbasan Arena, teksa Laçi vjen edhe pas largimit të trajnerit Armando Cungu.
“E para, unë jam trajner vetë, dhe nuk më vjen mirë kur largohen trajnerët pasi çdokush do kohën e vet për të implemtuar tek ekipi idetë dhe filozofitë që ka. Nuk është gjë e mirë largimi i trajnerit që në fillim të kampionatit,"-tha Ilir Daja, trajner i Dinamos.
Edhe pse nuk është i kenaqur me lojën që prodhon Dinamo sërish Daja kërkon vetëm 3 pikët.
“Ne hyjmë gjithmonë për të marrë maksimumin e pikëve, por do isha i kanaqur me barazimin e pikëve, jo me Laçin, nëse ne prodhojmë lojë dhe do na jepte garanci për të vazhduar dhe pretenduar pikët maksimale,”-deklaroi Ilir Daja, trajner i Dinamos.
Java e 8 e Superligës vijon të shtunën me sfidat Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia, ndërsa mbyllet të dielën me Teuta-Tirana dhe Elbasani-Vllaznia.