Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish me një video me bufa kreun e PD Sali Berishën pas gafave të tij.
“Do vendosim pensionin minimal 100 euro...200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro”, dëgjohet të thotë Berisha në video, dy gafa që ka bërë së fundmi në takimet elektorale.
Krahas videos, Rama thotë me ironi se Berisha e shtrëngon dorën kur vjen puna te 6 milionë dollarët për lobim në SHBA, duke thënë se i do për hallin e tij.
“Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarët i do për hallin e vet…”, shkruan Rama.
Komento
Komente
