GJIROKASTËR- Ish-kryeministri Sali Berisha duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë, ka bërë një gafë që e nxjerrë të zbuluar se qeveria e tij ka vjedhur. Kjo sepse nga takimi në Libohovë, Berisha akuzoi Ramës se ka vjedhur më shumë se çdo qeveri tjetër që ka drejtuar vendin, duke mos përjashtuar as kohën kur vendi drejtohej nga vetë ai.
“Ju ftoj në një moment kritik për Shqipërinë që të ndajmë çdo ditë orën e misionit tonë të madh, të shpëtimit të Libohovës, Gjirokastrës dhe Shqipërisë. Sot kemi një regjim që në rrafshin e pushtetit ku ka më shumë se ç’kishte Ramiz Alia. Ka të gjitha pushtet që ka vjedhur më shumë nga sa ka vjedhur të gjitha qeverisë që kur është mbjell ky rrap, e deri më sot. Vjedhja është bërë sistem, sepse vartësit e tij rendin të vjedhin dhe ata sa më shumë, pra është më e vështirë beteja sepse kjo qeveri ka para të pafundhme, nuk respekton ligj e moral, por nga ana tjetër kjo është një qeveri anti vlerash dhe nuk mund t’u rezistoj kurrë qytetarëve që duan ta largojnë, detyra jonë është që të punojmë me çdo qytetar të këtij vendi”, tha Berisha. Një gabim ky që i ngjason deklaratës së famshme të deputetit socialist, Eduart Shalsi, i cili ka thënë “Ne nuk do vjedhim në mënyre kaq flagrante sa ç’kanë bërë këta”.
Nga ana tjetër, Berisha ka bërë thirrje për protesta, e kësaj here i është drejtuar të rinjve që të qëndrojnë në “ballë” të tyre.
“Ka kohë për çdo shqiptar që t’i dalë zot vendit. Po shohim se si po tretemi, se si po na ikën e ardhmja. Do e nis nga të rinjtë. Në këtë betejë, ju bëj thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë model, qoftë për protesta të fuqishme. Kemi detyrim të madh ndaj njëri-tjetrit, ndaj trashëgimisë sonë atdhetare, që të ndalojmë rrokullisjen e madhe.”, tha Berisha.
Një koment e dha edhe për deklaratën e përfaqësuesit e Be-së Miroslva Lajçak se situata në Ballkanin Perëndimor, është me keq se 5 vjet më parë si në aspektin e bashkëpunimit rajonal ashtu edhe të përkushtimit për reformat, veçanërisht në mal të Zi, të cilat do e afronin me BE-në.
“Është Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama. 2 autokratë që spyesin për votën që marrin një nismë kundër 3 të tjerëve, me bllaknin e hapur edi rama solli falimentimin masiv të fermave në shqiëpri. 15 lopë më tha fermeri nipi I koco bashos në andopock rracë e solla nga greqia, 15 kg milja për lopë, si kam asnjë, se skishte më leverdi. Tani marrim qumështin pluhur nga Serbia”.
Në fund, Berisha tha se kjo qeveri ka hequr nga puna një mësuese me karrierë 30-vjeçare, për shkak se nuk iu bind qeverisë, duke e krahasuar me kohën e komunizmit.
Sali Berisha është rikthyer në politikën aktive, pas disa vitesh “në prapaskenë” e sot në takimet me qytetarët u premton se do të rrëzojë qeverinë. Mes akuzave që ka për kryeministrin Edi Rama se u ka vrarë shpresën të rinjve dhe u ka vjedhur të ardhmen, Berisha e prezanton veten e tij si një alternativë të re qeverisëse, ndonëse është “provuar” nga elektorati e më herët.
Mirëpo, “djalli fshihet në detaje” dhe përtej asaj që ish-kryeministri “shet”, duke marrë në analizë takimet e Sali Berishës që po zhvillon me qytetarë në qytete të ndryshme, është vërejtur se ajo që artikulon në publik nuk rezulton gjë tjetër përveç se një përsëritje e përsëritje të akuzave. Që nuk sjell asgjë te qytetarët, këtë e vërtetoi edhe në takimin e sotëm në Lazarat, ku iu “serviri” lazaratësve këngën “Shqipëria po ndryshon”, e që ka përdorur në 2009 gjatë fushatës elektorale.
Një qytetar në takimin në Libohovë i ka bërë një “kritikë” ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se ndonëse ish-kryeministri ka martuar djalin, Shkëlzenin, nuk u kishte sjellë në takim asnjë llokum.
“Martove djalin, po një kuti llokume nuk e prure”, i tha ai.
Sali Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të qeverisë, duke thënë se ka hequr nga puna një mësuese me karrierë 30-vjeçare, për shkak se nuk iu bind qeverisë.
"Edi Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve. Nuk ekziston kund në Europë një sistem i tillë. Unë vij këtu dhe kam qenë jashtëzakonisht i prekur nga akti i një mësueseje, 30 vjet mësuese shembullore. U shërbeu fëmijëve tuaj, i shërbeu komunitetit tuaj dhe nxirret shtëpiake vetëm për motive politike.
Do u them një gjë: ne që kemi përjetuar diktaturën, për ata që i kishte armiq klase, i cconte në kampe përqendrimi, burgje, por një qëndrim të tillë ndaj një mësueseje 30 vite në detyrë, nuk e mbante kurrë. Nuk imagjinohej.
Ky është një skenar i turpshëm, një akt i turpshëm, që tregon krizën totale morale të këtij regjimi. Ti nuk mund të sillesh në atë mënyrë. Sigurisht, ose përcakton status, ose ndan ato orë sicc janë. Por kjo nuk ndodhte në diktaturë. Nëse nuk ishte i klasifikuar armik klase, sistemohej në një ëmnyrë apo tjetër, por nuk flakej.
Kudo që shkoj, gjej qindra e qindra qytetarë të dënuar, intelektualë, profesionistë, të larguar për motive politike. Ky është një sistem persekutimi.
Nje moment sinqeriteti aksidental qe eshte per t'u vleresuar.
Përgjigjuo sali kerma,,,,o llum i kombit,,anerika -anglia te bene non grata ,,pas nje muaji te ben non -grata edhe BE...T.Q.KINA KARMINEN...
Përgjigju...qe ka vjedhur qeveria e tij, ai ka thene te verteten, por a e besojne dallkauket pd-iste? Ai tallet, ata qeshin...kulmi i injorances.
PërgjigjuJO vetem ke vjedhure po dhe ke vrare o maskara yyyyyyyyyyyyyy
Përgjigjumos ja fut kot o Leibovit, salihi na ka pajisur me arme fisheke dhe bomba sa te dhitemi
Përgjigju