Politikë
Top 24

Gafa e dyfishtë e Bashës: Nderojmë flamurin e Kastriotëve, u ngrit në 28 nëntor...1944 (VIDEO)

28 Nëntor 2018, 11:07| Përditesimi: 29 Nëntor 2018, 00:32

  • Share

Shifrat duket se janë fobia e Lulzim Bashës, por kryedemokrati ka probleme edhe me historinë. Edhe sot në Ditën e Flamurit, kryetarit demokrat nuk i ka shpëtuar një gafë kur ka ngatërruar datën e ngritjes së flamurit në Krujë e cila përkon me çlirimin nga pushtuesit osmanë para 575 vitesh.

Nga "Varrezat e Dëshmorëve" në kryeqytet, Basha u shpreh se sot nderojmë flamurin e Kastriotëve, sipas tij i ngritur në Krujë në 28 nëntor të vitit 1944. Kreu demokrat e korrigjon shpejt, por sërish nuk e ka gjetur të saktë, duke gabuar sërish...

 “Sot përkulemi me nderimin më  të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944... 1444”, tha Basha. 

Mirëpo edhe korrigjimi i Bashës është i pasaktë. Kjo pasi flamuri i Kastriotëve për çlirimin e Krujës është ngritur në vitin 1443 dhe jo 1444 datë e cila përkon me Besëlidhjen e Lezhës. Gafa e Bashës nuk i ka shpëtuar as kryeministrit Edi Rama i cili shkruan në Instagram: "Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit: 28 nëntor 1444".

Më 28 nëntor 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Komento

Komente

  • Anonim: 29/11/2018 09:39

    Edhe pse i ri ne moshe,tu ka ndal sahati larg. As nuk di e as nik ke mesuar hsitorine shqiptare,te kaluaren e vuajtur te ketij populli qe e injrove duke marr shtetesi. hollandeze

    Përgjigju
  • Vlorë: 29/11/2018 07:18

    O bo bo o PD ku je katandisur...

    Përgjigju
  • Vflp: 28/11/2018 20:07

    Nuk e kishte mendjen ne fjalim se po mendonte per ate qe do shtypte sot ne Amsterdam

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 28/11/2018 18:43

    E po loqke mbeti ky panxhari .

    Përgjigju
  • Arbër: 28/11/2018 14:12

    Po ky toc nuk është shqiptar përveç emrit që ka!

    Përgjigju
  • Tirona: 28/11/2018 11:44

    Po meso historin o toc ska faj Rama qe tall topet me ty toc kuklle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?