Gafë nga Fox News, e cila gjatë transmetimit të liturgjisë së Pashkës e tregoi Kievin si pjesë të Rusisë. Në ekranin e ndarë që shfaqte imazhet e kremtimeve solemne nga Vatikani, Moska dhe Kievi, kjo e fundit ishte shënuar në një pamje me katedralen e kryeqytetit ukrainas si “Kiev, Rusi”.
Në rrjetet sociale shpërtheu polemika, me shumë përdorues që sugjerojnë se ndoshta nuk bëhej fjalë për një thjesht gabim të pavetëdijshëm.
Komento
Komente
