TIRANË- Duket se ndeshja e Kombëtares shqiptare U-17 kundër Zvicrës ka një interes të ulët nga ana e tifozëve, e për këtë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është mobilizuar për të sjellë sa më shumë njerëz në stadium.
Mirëpo në mesazhin që iu është dërguar mesa duket akademive që të sjellin sa më shumë fëmijë në tribuna, vihet re se si e kanë shkruar krejtësisht gabim emrin e stadiumit Kombëtar, nga “Air Albania” në “Aer Albenia”.
“Përshëndetje! Sot në stadiumin Aer Albenia ora 17.00 luhet ndeshja Kombëtares U 17 me Zvicrën. Njoftoni fëmijët që të jenë në stadium. Flm për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e FSHF.
Nuk dihet se kush e ka shkruar këtë njoftim, por shpresojmë që herës tjetër ta ketë parasysh që si shkruhet emri i stadiumit kryesor për Shqipërinë.
Kuqezinjtë e vegjël luajnë kundër Zvicrës në ndeshjen e dytë në grupe për kualifikueset e Europianit U-17. Në ndeshjen e parë me Francën, Shqipëria humbi 4-0 me Francën për grupin B.
do e kete shkruar ndonje bangladeshas i punesuar te fshf ja
PërgjigjuMos e ka shkrujt nai malok si puna jote o gjo e trash.
Mos i ofendo bangladeshasit o trim, se ata e dinë anglishten! Shiko mos e ka shkruar Dervishi!