Partia Demokratike e Sali Berishës mbajti sot një festë në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të “Rilindjes Demokratike”. Mirëpo dhe pse një gazetë e hapur 3 dekada më parë me synimin për të rrëzuar regjimin komunist, duket se njerëzit që punojnë për të përdorin të njëjtët gjuhë revolucionare si komunistët.
Ashtu sikurse Berisha që bën jo pak thirrje për revolucion, edhe gazetarët e Rilindjes Demokratike citojnë shprehje të Leninit.
I tillë ishte dhe rasti i Hyqmet Zanajt gazetar prej 2001 I RD-së, I cili në përpjekje për të lartësuar gazetën ku punon citoi Leninin, vetëm se e ngatërroi pak shprehjen nga vitet.
“Nëqoftëse do ti referohem një personaliteti shumë të madh ka thënë që : Më jepni një gazetë të bëj një histori”, tha ai.
Mirëpo, ky personalitet që lartësohet nga gazetari demokrat është vetë themeluesi i lëvizjes bolshevike në Rusi,Vladimir Lenini, që solli në pushtet komunistët. Mbetet epike shprehja e tij aso kohe: “Më jep një gazetë, të bëj një revolucion”. Shumë prej themeluesve të PD-së me kalimin e viteve u përjashtuan ose u distancuan nga Berisha duke e akuzuar këtë të fundit për komunist dhe sjellje bolshevike.
Lajmi kryesor:
Berisha mungon në 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bylykbashi: Është sëmurë me grip! Asnjë themelues i RD-së i pranishëm (FOTO)
B.K.//ReportTv.al