Lulzim Basha

Gafa e kryetarit të PD Sarandë në Facebook, poston urdhërin e stafit të Bashës: Mirëmbrëma, shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde

20 Nëntor 2020, 07:47| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 07:52

  • Share

Mbrëmjen e sotme, call centeri i ngritur në “selinë blu” ka ndërmarrë një angazhim serioz për të shpërndarë në të gjitha strukturat e anëtarësisë intervistën e kryedemokratit Lulzim Basha në mënyrë që të krijohej opinioni se ndaj tij shqiptarët kishin shfaqur një interes të madh për ta ndjekur.

Por jo të gjithë kanë qenë aq të kujdesshëm me porositë e shtabit të Bashës ku kreu i PD-së në Sarandë Hariz Mema kishte neglizhuar porosinë.

Kjo bëri që ai të rikujtohej  sërish nga të ashtëquajturit shtabi i Bashës. Përmes një mesazhi atij i kërkohej që të shpërndante në llogarinë e tij zyrtare në Facebook videon e emisionit në mënyrë që të merrte sa më shumë like.

Mema, duke mos i kushtuar shumë rëndësi leximit të mesazhit, e vendosi atë bruto duke zbuluar edhe porositë.

Në vend të shpërndante videon, Mema ka shpërndarë dhe mesazhin urdhërues që i ka ardhur nga selia qëndrore e PD. / Tema

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 20/11/2020 16:05

    K a r a b u s h e

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?