Kryetari i Partisë Demokratike u përpoq që gjatë fjalës që mbajti për ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë eventit për promovimin e librit për të, ta vendoste veten e tij në qendër të marrëdhënieve dypalëshe sikur mes tyre të mos kishte ndodhur asgjë.
Në narrativën e tij për kujtimet që kishte me Rugovën, ai e vuri veten në rolin e ‘negociatorit’ apo aleatit të madh, deri në takime diplomatike.
Por Berisha nuk i shpëtoi as gafave epike, ku ngatërroi pavarësinë e Kosovës me atë të Shqipërisë.
Teksa tregonte një bisedë të Rugovës me ish-presidentin amerikan Bill Klinton, ku kërkonte pavarësinë e Kosovës, kreu i selisë blu u bë ‘lëmsh’.
“Pas lufte... ju them unë juve... ai ishte (Rugova) garanti i pavarësisë së Shqipërisë.... i Kosovës, më falni!”, tha ai dhe e kaloi me buzëqeshjen e tij karakteristike.
Lajmi kryesor:
Sa ishte gjallë e quante armik, Berisha në promovimin e librit për Ibrahim Rugovën: Ishte pacifist radikal, garant i pavarësisë së Kosovës! Qeveria ia mban shtatoren mbyllur
A.Q/ReportTv.al