Gaforret blu pushtojnë ujërat shqiptarë, kërcënojnë biznesin e peshkimit: Krijesa ujore dëmton rrjetat (VIDEO)

8 Gusht 2020, 14:44| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 16:13

  • Share

Shpresojnë se këtë ditë rrjetat do tu kenë zënë peshkun që kërkojnë. Por më kot, përsëri gaforret blu i kanë pushtuar. Në çdo vend tjetër të botës, peshkatarët do ti gëzoheshin sasisë së gaforres së shijshme e të ushqyeshme, por jo në Shqipëri.

“Këtu nuk ka prioritet për peshkim. Kjo gaforrja blu është shtuar në masë. Sidomos këto tre vitet e fundit. Peshkatarët nuk marrin as një kokërr lek. Nuk ka kthim mbrapa. Kjo gaforre blu shtohet në masë” tha peshkatari.

Këto gaforre blu janë ndër krijesat më të njohura ujore. Në vendin tonë kanë rreth 4 -5 vjet që janë shndërruar në vizitore të rregullta, njëherësh edhe të padëshiruara.

“Gaforre ka jashtë mase shumë. Kemi kontrolluar e kemi hedhur rreth 150 kg gaforre. Tani pas dy orësh shiko sa ka dalë prapë”, tha një tjetër. 

Jo vetëm Karavastaja, por edhe laguna e Mergjanit ka të njëjtin fat.

Peshkatarët janë të revoltuar se nuk mund të shpenzojnë kohë e para për një gaforre që nuk i blen askush.

E kapin bajagi. Ka në të gjitha lagunat e Shqipërisë. Po sa konsumojnë lokalet. I lëshon rrjetat sonte, nesër në mëngjes duhet me I prerë. Kushtojnë 2 deri në 3 qind mijë lekë. Ku më leverdis mua ashtu. Këtë gaforre ne e lëmë që të ngordhet dhe e hedhim. Të paktën mos të shtohet. Aq kemi mundësi”, tregoi një tjetër.

Nuk dinë as se si do ti shpëtojnë kësaj specie që u copëton gjahun.

“Kjo është gaforrja. Materialet nuk ke shans me i lëshuar më për peshk. E kap me gojë për të ik dhe e shkatërron materialin. Vetëm gaforre. Asgjë tjetër. Edhe sikur të bjere peshk, gjatë natës këto e grijnë e copëtojnë. Me të kap dorën si me të kap me pinca” u shprehën disa peshkatarë.

Në Tiranë tregtarët kanë më optimistë krahasuar me 5 vite më parë.

“Tani kanë filluar me e njohur. Ka 4-5 vjet. Tani e konsumojnë më tepër. Ne e shesim nga katër qind deri në pesë qind lekë. Ka pasur kohët e fundit shumë. Ka pasur prodhim. Edhe konsumimi ka qenë më i mirë”, u shpreh një tregtar.

Kryesisht gaforrja blu blihet për tu gatuar më makarona e në supë. Edhe restorantet e kanë përfshirë në menynë e tyre.

“Po ne e tregtojmë gaforren blu. Gaforrja konsumohet shumë nga shqiptarët, por më shumë nga aziatikët.  Pjesën e verës vijnë në “Pazar të Ri” dhe drekat e darkat I konsumojnë tek ne.  Më shumë e përdorim në pjesën e sotes dhe në pasta. Gaforrja blu nuk është shumë e shtrenjtë. Kushton një mijë deri në një mijë e dyqind lekë. Është produkt që mund ta gjejmë më kollaj”, tregoi menaxheri i restorantit të produkteve të detit, Ermal Cubi.

Gaforrja blu ka jo vetëm shije të veçantë por përmban edhe vlerat ushqyese. Ajo është e pasur me selenium dhe acide yndyrore Omega-3, proteina dhe vitamina B që i bëjnë mirë shëndetit mendor, forcon kockat, mbron zemrën dhe imunitetitetin, ndikon në pastrimin e mëlçisë dhe veshkave.

Për ta shijuar tulin e gaforres ka një mënyrë të posaçme.

Pavarësisht kërkesave në rritje, përsëri është shumë i pakët numri i konsumatorëve që të shpëtojë biznesin e peshkimit nga caku i mbijetesës. Deri më sot asnjë institucion shtetëror nuk i ka ofruar një zgjidhje. Peshkatarët vazhdojnë të shpresojnë se të nesërmen gaforret blu do të kenë ikur andej nga kanë ardhur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/08/2020 00:38

    Ketu ne U.S.A lobster dhe king-crab shiten shume shtrenjte ,sa qe kane bere nje imitacion te mishit te tyre per ata qe nuk mund ti blene per shkak te cmimit.Ketu nuk e servirin me makarona,pasi eshte gabim,vetem shrimp(karkaleci),midhjet serviren me makarona.Lobster,crab shkojne me mire te zjerra,ose te gatuara ne stime,shoqerohen te ftohta o te ngrohta me limon ose gjalpe te shkrire,jo I skuqur.Ne New England I shoqerojne me patate e misra te pjekur e birra,me rralle serviren ne supa e sallata.Jam dakord me dy komentuesit me poshte:/SHABANI/ e /UNE/ketu kemi te bejme me peshkatare amatore qe nuk kane njohuri per vleren e tregut te gaforreve ,nuk kane njohuri per tregetine e gjere,eksport-importet,nuk respektojne ekosistemin dhe kane mbigjuajtur oktapodin.Faj kane dhe konsumatoret qe nuk jane mesuar te hane gjera te tilla.

    Përgjigju
  • Une: 08/08/2020 17:04

    Sa mir jua bejne tja shakterrojne rrjetat sa me shume! Kta po demtojne natyren ne menyre te pa imagjinueshme. Disa injorante qe deri disa dhjetra vite me pare shqyenin bagetite per t ngrene kan zbritur ne det e quajne veten peshkatar. Pa asnje lloj njohirie. Natyra sh shpejt do i ler pa ngrene do i shfarros keta qenie q mundohen te adaptohen serisht. Ne mburremi me natyren po thjesht ata atje jane nje popull barbare pa kulture pa njohuri rreth natyres e bashkjeteses me te si nje pjese e madhe e popullsise. Peshkimi do kultur do te kuptosh natyren te bashkveprosh me te... Jo te zhytesh e ta shkaterrosh nga babzia dhe mendje apo bark zbrazetia. Uroj qe keta t ashtuquajtur peshkatar te seleksionohen dhe zhduken nga natyra me ligjet e saj si cdo lloj paraziti qe pushton ekosisteme te caktuara. Nuk ka hapsire per pershtatje per ta.

    Përgjigju
  • Shaban: 08/08/2020 15:06

    sepse keni shfarrosur oktapodin qe ushqehet me gaforre. Hidhni kafaze metalik ne uje qe te peshkoni gaforren dhe te balanconi sasite e gaforres ne ujra. Dhe mos i hidhni kur i kapni por filloni ti hani e tia shisni restoranteve. Hapni nipt qe ti eksportoni meqe dynjaja i paguan shtrenjte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?