Peshkatarët e bregdetit të Darëzezës kanë disa ditë që po përballen me një shqetësim. Gjatë hedhjes së rrjetave për të zënë peshk si zakonisht nuk kanë nxjerrë ‘gjahun e tyre’ peshkun, por rrjetat mbushen me gaforre. Ky është një fenomen shqetësues që rrallë ka ndodhur në këtë zonë të këtij bregdeti.
Jo vetëm kaq. Rrjetat e tyre të peshkimit janë të dëmtuara, ndërsa ka raste që në rrjetat e hedhura shikojnë vetëm koka peshku pasi gaforrja e ha gjithë trupin e peshkut.
Por si quhet kjo gaforre që ka shqetësuar peshkatarët e zonës? Sipas tyre gaforrja që ha peshqit dhe dëmton rrjetat quhet gaforrja blu, një specie, e cila ka më shumë se një javë qe bie në rrjetat e peshkatarëve.
Gaforrja blu po i shkatërron dhe rrjetat e peshkatarëve, të cilët detyrohen pas nxjerrjes nga uji të rrjetave t’i pastrojnë nga gaforrja, kurse peshku ose kokat e tyre që mund të ketë brenda nuk merren dot pasi janë të dëmtuar nga copëtimi i gaforres.
“Është bërë shumë problem”, thotë një peshkatar pasi dhe rrjetat janë dëmtuar pasi një rrjetë 100 metra kushton 150 mijë lekë të vjetra.
“Sot kemi hedhur 220 metra rrjetë më shumë se 2 kilometra. Prodhimi është dobët fare, karburanti është maksimum, kështu që në këto kushte nuk dalin dhe shpenzimet dhe është gaforrja blu që po na i shfaros peshkun, ajo i ha dhe kohët e fundit janë shtuar shumë dhe nuk na del 220 metra rrjetë që të zesh 2-3 kg peshk nuk ja vlen, shkoni si ka copëtuar gaforrja peshkun”, tha një peshkatar.
Gaforret kushtojne shume me teper se sa peshqit dhe kapen me carqe si shporta.Ne Shqiperi nuk dine t'i vleresojne,por po t'i eksportoni jane jashtezakonisht fitimprurese.
Përgjigju