Divjakë- Gaforrja blu e shfaqur prej disa vitesh në bregdetin e Adriatikut, po shkatërron kohë pas kohe sektorin e peshkimit në lagunën e Karavastasë.
Ajo pushton ujërat e detit dhe të lagunës, sidomos gjatë verës. Sipas peshkatarëve, ka ndikim negativ pasi largon peshkun, duke mos e lejuar të futet në lagunë. Shqetësues për peshkatarët mbetet edhe dëmtimi i rrjetave.
Peshkatari Gentjan Gjeka shprehet:
“Gaforrja ka 10 vite që është shfaqur në lagunën e Karavastasë. Ndikon për keq në sektorin e peshkimit, për rrjetat, nuk e lejon as peshkun të hyjë në “reze” siç e themi në gjuhën e peshkatarëve. specie grabitqare që ha çdo gjë, peshkun, ngjalën. Bëhet çdo vit problem”.
Ata tregojnë se ajo po u 'vret' aktivitetin dhe të ardhurat ekonomike.
“Është diçka shumë shqetësuese për ne pasi ne me këtë ushqehemi. Kjo na ndihmon. Ne nuk i hedhim më në ujë, por ato vetvetiu shtohen”, thotë peshkatari tjetër Agim Sota.
Nga një vëzhgim i bërë në momentin e grumbullimit, rezulton se 80 % e sasisë së kapur nga peshkatarët e përbëjnë gaforret dhe vetëm 20% është peshk.
Prania e kësaj specieje grabitqare ka vënë në vështirësi jo vetëm peshkatarët nga ana ekonomike, por edhe specialistët e fushës, të cilët nuk shikojnë asnjë zgjidhje për eliminimin e saj. Peshkatarët mundohen ta reduktojnë praninë e gaforres duke i tharë dhe duke i groposur ato që bien në rrjeta.
Megjithatë, gaforrja blu nuk duhet parë vetëm si problem. Në shumë vende të botës, është një produkt i kërkuar në restorante dhe një burim i rëndësishëm ekonomik. Por në tregjet shqiptare, gaforrja blu shitet lirë, rreth 50 lekë për kilogram, ndaj as peshkatarët nuk e konsiderojnë në të ardhurat e tyre.
Ekspertët sugjerojnë se ne duhet ta shfrytëzojmë si produkt ushqimor, duke kthyer nga sfidë, në një mundësi biznesi.
Komente

Edhe këtu eka fajin Rama për gaforret.
PërgjigjuSi mundet të ankohesh për gafore ?!?!? Shitini jo me 20000 Lekë kilja por me pesë . Na është bërë syri bakër për një spaghetti me gafore .
PërgjigjuFlet kshu ti se nuk e di ça shqetesimi dhe siklet u sjell atyre qe merren me peshkim.