'Gaforrja dhe Peshorja kujdes nga COVID-19', astrologu në Repolitix: Gjaku mbretëror më i sulmuar

20 Prill 2020, 19:17| Përditesimi: 20 Prill 2020, 19:38

  • Share

Sipas Baba Vangës të cilësuar si ’’Nostradamus i Ballkanit’’, Europa që njohim sot do të “reshtë së ekzistuari” dhe se viti 2020 do të jetë i zymtë, me shumë tsunamë dhe tërmete që do të godasin kontinentin. Por sa të shqetësuar duhet të jemi vërtetë në lidhje me koronavirusin dhe a mund të na tregojë astrologjia se çfarë do të thotë me të vërtetë dhe drejtimin që do të mari ? Përgjigja është komplekse, por për astrologun Jofiel Koço bota pas kësaj do të ndryshojë drejtimin e sistemit shoqëror, jo vetëm të një sërë aspektesh.  Në një lidhje skype për Report TV në emisionin ’Repolitix’, Koço sqaron dy shenjat më vunerabël që mund t’u preken me COVID-19, duke theksuar se grupi i gjakut A është më i rrezikuari. Për ’Repolitix’ astrologu Koço, shpjegon teoritë më të njohura konspirative që qarkullojnë lidhur me koronavirusin.

Cfarë po ndodh sot me botën dhe a e kishin parashikuar yjet këtë ?
’’Ne kemi patur një kombinim mjaft të keq midis Plutonit, Saturnit dhe Jupiterit. Ky kombinim është krijuar gjatë dhjetorit të 2019 dhe janarit të 2020, i cili ka startuar  këtë situatë pandemie. Sa herë ndodh një fenomen astrologjik ne shohim pozicionet e yjeve dhe lëvizjen e planetëve  të largëta, sepse planetët e largaët Pluton, Neptun, Uran, Saturn dhe Jupiter japin impakte të mëdha tek njerëzimi, në ngjarje dhe fenomene. Pandemia lidhet me kombinimin ndërmjet Plutonit dhe Saturnit, kombinim i cili quhet Hëna e 6-të. Si kombinacion është shumë famëkeq, kur kombinohen këto dy planete. Janë bërë edhe filma horror me këtë kombinim. Dhe kjo gjë solli pandeminë e COVIDIT, që pati shumë efekte te tmerrshme’’.
Si do të ndryshojë bota në vijim ?
’’Çështjet që lidhen me këtë pandemi janë multidimesionale, pra janë hedhur shumë teori konspiracioni që lidhen me ekonominë,  politikën,  fenë,  shëndetësinë madje dhe me shkencën . Ne do të prekim disa teori që ecin paralelisht dhe që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Të gjitha teoritë janë të pranueshme nga ana logjike apo shkencore, por nuk vërtetohen dot’’. 
Teoria e parë- ’’Frenimi i makinave i fabrikave dhe i gazrave që lëshohen në atmosferë ka ndodhur sepse është dëmtuar shtresa e Ozonit dhe ekziston një rrezik shum i madh për njerëzimin. Ky lloj frenimi i makinave bëhet që kjo shtresë e Ozonit të mbyllet dhe të bëhet rigjenerimi i saj. Në bazë të këtij rigjenerimi do të ketë një rifillim ekonomik. Një teori kjo ë qëndrueshme nga ana shkencore’’.
Teoria e dytë-’’Është që kjo pandemi fsheh dhe teorinë e parasasë dixhitale. Duke qenë se njerëzimit do t’u thuhet se paraja letër mund të përhap infeksonin, ne duhet të kalojmë të revolucionalizojmë sistemin monetar. Plani është të krijohet paraja dixhitale, të kontrollohet me satelit militar për sigurinë e saj dhe të hiqet mga sigurimi paraja letër’’.
Teoria e tretë-’’Ajo e vaksinimit masiv është një tjetër teori. Njerëzit duhet të marrin një çertifikatë vaksinimi që tregon që nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e një virusi. Kjo ka bërë që disa të jenë skeptik, sepse shumë mendojnë se nga kjo vaksinë mund t’u futen në tru njerëzve nanoteknologji që tregojnë pozicicionin e tij ku ndodhet. Por kjo është e rrezikshme sepse shkakton sëmundje fatale, për shkak të valëve të ndryshme 4G sidomos 5G’’. 
Teoria e katërt-’’Ka dalë dhe një teori tjetër e pranueshme. COVID-19 është një virus jo shumë i rrezikshëm për njerëzimin, sesa për gjakun mbretëror. Sepse janë sulmuar shumë lordë persona nga mbretëritë në botë, që disa po luftojnë me jetën.Një teori tjetër konspirative. Kërkohet të gjurmohet pse ky virus po sulmon kaq shumë gjakun mbretëror’’.
Cila nga shenjat është me e rrezikuar nga COVID?
’’Në bazë të lëvizjes planetare disa rrezikohen në një periudhë kohore disa më pak.Por ky hark ndryshon se planetët lëvizin. Më të rrezikuar nga shenjat përsa i takon COVID në bazë të pozicionimit të gjatë të shenjave është Gaforrja dhe Peshorja, duhet të kenë më shumë kujdes. Nga këto shenjat ata që i përkasin grupit të gjakut A’’. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?