Lifestyle

Galaktikë e re në qiell krijuar nga 526 dronë (VIDEO-FOTO)

11 Qershor 2019, 14:17| Përditesimi: 11 Qershor 2019, 14:27

  • Share

Evolucioni i epokës së robotëve ka nisur të konkurohet nga përparimet e njëriut në teknologji. Qielli i Guiyang, kryeqyteti i krahinës jugore kineze të Guizhou, u ndriçua nga një galaktikë e re, e krijuar nga 526 dronë, një lloj performance spektakolare mes natës së plotë.

Imazhet e krijuara në qiell nuk janë gjë tjetër veç bukuritë misterioze të epokës së teknologjisë, krijuar prej “High Great”,një kompani inovative dhe e teknologjisë së lartë e specializuar në prodhimin e droneve R & D përmes të cilëve realizohen dizainet 3D me ngjyra që tejkalojnë dhe ato të ylberit.

E themeluar ne vitin 2014, “High Great” fal teknologjise RTK e ka çuar saktësinë e pozicionimit të dronëve të vegjël, në bashkësinë  e simotrave, në një centimetër, gjë që na ndihmon të realizohen dizaine me saktësi të lartë.

Pjesa kreative e shfaqjes spektakolare realizuar nga dronet,  varet nga koreografia kurse fluturimi i dronëve bëhet përmes një softueri 3D. Kontrollimi i dhjetra apo qindra dronëve në të njëjtën kohë bëhet i lehtë nga “Drone Show Software” i cili ka dhe 4 nivele sigurie për të mbrojtur spektatorët. /Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?