Receta

Galaktoboureko, ëmbëlsira më e mirë greke nga zonja Albana

10 Shtator, 12:12| Përditesimi: 10 Shtator, 12:13

  • Share

Galaktoboureko - Ëmbëlsirë greke

Përbërësit:

Për shërbetin:

  • 700 gr sheqer
  • 400 ml ujë
  • 2 shkopinj kanelle
  • 4 karafila
  • 1 lëkurë limoni
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

Për kremin:

  • 1 filxhan miell
  • ¼ filxhan niseshte
  • 1 litër qumësht
  • 250 ml pana qumështi
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • Lëkura e 1 limoni në rende
  • 4 vezë (të ndara të verdhat nga të bardhat)
  • 3 lugë gjelle gjalpë të freskët

Për petat:

  • Petë të gatshme
  • Gjalpë i shkrirë për lyerje

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim shërbetin duke zier ujin në një tenxhere me sheqerin, shkopinjtë e kanellës, karafilat, lëkurën e limonit dhe lëngun e limonit për 8–10 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë shërbetin të ftohet plotësisht. Ndërkohë përgatisim kremin. Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve. Rrahim të bardhat derisa të bëhen marengë, ndërsa të verdhat i rrahim lehtë dhe më pas i bashkojmë me marengën me kujdes. Në një tenxhere hedhim qumështin, panën, vaniljen, lëkurën e limonit, sheqerin, niseshtenë dhe miellin e misrit. E përziejmë derisa masa të nxehet dhe të trashet. Më pas shtojmë kremin e vezëve duke e përzier vazhdimisht derisa të lidhet. E largojmë nga zjarri, shtojmë gjalpin dhe e mbulojmë me qese kuzhine që të mos zërë kore. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe shtrojmë gjysmën e petave një nga një, duke i lyer me gjalpë. Hedhim kremin sipër dhe e hapim në mënyrë të njëtrajtshme. Vendosim petat e tjera të lyera me gjalpë, duke i mbyllur mirë anët. Presim sipërfaqen në katrorë ose rombe dhe e spërkatim me gjalpin e mbetur. E vendosim ëmbëlsirën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 1 orë, derisa petat të marrin ngjyrë të artë. Pasi të jetë pjekur, e nxjerrim nga furra dhe menjëherë hedhim shërbetin e ftohtë mbi ëmbëlsirën e nxehtë, ngadalë që të përthithet.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?