Situata e Viktor Osimhen ka marrë një kthesë të papritur pas mbylljes së merkatos në top 5 ligat e Evropës. Futbollisti i përjashtuar nga Napoli, i cili ka përplasje të madhe me drejtuesit, sezonin e ri do luajë me Galatasarayn. Klubi turk ka arritur brenda pak orësh marrëveshjen me klubin italian për një huazim të thjeshtë, ndërsa do mbulojnë pagën e nigerianit që shkon nga 9 deri në 10 milionë euro në sezon.
Vetë Osimhen është parë shumë i lumtur sapo mbërriti në aeroport, teksa e prisnin rreth 50 mijë tifozë të Galatasarayt. Këtë sezon ai do formojë dyshen e frikshme të sulmut në kampionatin turk bashkë me Mauro Icardin.