Victor Osimhen, për të disatin sezon me radhë, vijon të mbetet një nga emrat më të përfolur në merkato, pasi sulmuesi ende nuk po vendos klubin e së ardhmes. Nigeriani sëfundmi ishte si i huazuar te Galatasaray-t, por ofertës së këtyre të fundit për ta blerë përfundimisht nga Napoli lojtari nuk po i përgjigjet. Turqit, siç raportojnë mediat atje, i kanë vendosur ultimatum futbollistit që sapo të kthehet nga pushimet të vendosë për të ardhmen, pasi në të kundërt do të heqin dorë. I njëjti burim pohon se Galatasaray ka ofruar 70 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit, aq sa ç’kërkon Napoli që ka dhënë miratimin për këtë operacion. Skuadrat e tjera që kërkojnë Osimhen janë Juventus dhe Liverpool, por deri më tani vetëm Galatasaray ka lëvizuar në mënyrë konkrete.
Lajme të reja vijnë edhe për Granit Xhakën, shqiptarin e Zvicrës që kërkohet nga Milani. I ati i futbollistit, Ragip Xhapa, ka pohuar se dëshira e futbollistit është që të bashkohet me ‘djajtë’ në Itali, ndërsa janë duke u mbajtur negociatat. Prej ditësh vetë Igli Tare ka fluturuar në Gjermani për të gjetur një marrëveshje me Leverkusen, që fillimisht ka kërkuar 20 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit.
Komente
