Icardi dhe Wanda Nara

Galatasaray blen kartonin e Icardit, e huazon në Argjentinë prej Wanda Narës

24 Korrik 2023, 12:54| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 12:53

  • Share

Mauro Icardi është sulmuesi më i ri i Galatasaray në Superligën turke të futbollit. Klubi nga Stambolli ka derdhur 10 milionë euro në arkat e PSG-së, duke e bërë të vetin për tre sezone 30-vjeçarin. Shuma e dakordësuar është shumë më pak se 40 milionë eurot që kërkoi fillimisht PSG-ja.

I huazuar edhe një sezon më parë në Turqi, Icardi bindi Galatasarayn që të investonte te ai për një blerje përfundimtare. Sulmuesi shënoi 23 gola në 26 ndeshje në të gjitha garat sezonin e shkuar, duke ndihmuar klubin turk të sigurojë titullin kampion.

PSG i pagoi 50 milionë euro Interit për të nënshkruar me sulmuesin në vitin 2020, por sulmuesi nuk doli kurrë te loja e tij në Paris. Ai ishte nën kontratë deri në qershor 2024, por Paris Saint Germain ka vendosur ta shesë atë për një tarifë minimale tani në vend që ta humbiste falas vitin e ardhshëm.

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të bashkëshortes së tij, Wanda Nara, (është edhe agjentja e tij), sulmuesi do të shkojë në Argjentinë, për t’i qëndruar pranë.

Për këtë arsye, Icardi do të huazohet për 6 muaj te skuadra e Newell Old Boys, në qytetin e Rosario (Argjentinë), ku dhe ndodhet e shtruar në spital bashkëshortja e tij. Ende nuk dihet sëmundja e Wanda Nara, por ajo do të ketë pranë bashkëshortin në këtë moment të vështirë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?