Ardian Ismajli, ilustruese

Sport

Galatasaray kërkon Ardian Ismajlin

4 Shkurt, 12:15| Përditesimi: 4 Shkurt, 12:16

  • Share

Galatasaray është klubi i fundit që interesohet për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha ndërkombëtare, pasi kontrata e tij me Empolin skadon në fund të këtij sezoni.

Gjiganti turk është një prej klubeve që ka hyrë në garë për shërbimet e tij dhe po përgatit një ofertë për ta transferuar menjëherë këtë dimër, duke shfrytëzuar mundësinë që Empoli të pranojë një shitje për të mos e humbur falas më pas.

Eksperti i merkatos Nicolo Schira ka konfirmuar faktin se Galatasaray dëshiron të transferojë futbollistin. Mbetet për t’u parë nëse Ismajli do të largohet nga Seria A, pasi siç dihet është përfolur dhe për interesin e Juventusit më herët, teksa vetë futbollisti nuk ka dëshiruar të japë detaje.

Ndaj bardhezinjve të dielën ai luajti për 59 minuta dhe e la skuadrën i dëmtuar në avantazhin e një goli, por më pas Juventus përmbysi gjithçka.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?