Receta

Embëlsirë me qumësht, Galatopita nga zonja Albana

26 Maj, 11:21| Përditesimi: 26 Maj, 11:37

  • Share

Galatopita

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 150 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 bustinë vanilje
  • Pak lëkurë limoni e grirë
  • Sheqer pluhur ose kanellë për spërkatje

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim qumështin me sheqerin në zjarr mesatar. Kur të fillojë të ngrohet, shtojmë gradualisht miellin duke e përzier vazhdimisht që të mos formohen kokrriza. Vazhdojmë përzierjen derisa masa të trashet si krem. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë gjalpin, vaniljen dhe lëkurën e limonit. Rrahim vezët veçmas dhe i shtojmë gradualisht në masën e ngrohtë, duke e përzier shpejt që vezët të mos mpiksen. Hedhim masën në një tavë të lyer me pak gjalpë ose të shtruar me letër pjekjeje. E vendosim ëmbëlsirën në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për 40–45 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër. Më pas e lëmë të ftohet dhe e spërkatim me sheqer pluhur ose me kanellë sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?