Analisti Arian Galdini hodhi një tezë në 'Repolitix' se Meta me tezën e anti-nepotizmit kërkon t'i kthejë një përgjigje Berishës, pasi ky i fundit ka inkuadruar Argita Berishën në mbledhje dhe mitingje.
'Po sikur e gjithë kjo lojë, antinepotizëm të jetë një përgjigje ndaj Berishës kur ai dërgon Argita Berishën në mbledhje. I gatshëm të përjashtoj gruan e tij që t’i dërgojë mesazh Berishës që është shumë i pakënaqur me të. Ka toleruar Lulzim Bashën si lider, i dha gruan si aleate Bashës. Dhe tani në të njëjtin fat por sheh që Berisha po fut Bardhi, Tabakun, i gatshëm ta tundi liojën përveç se të fusi Ilir Metën. Por Meta nuk e ka luksin që të bëjë armik tani edhe Berishën dhe Ramën. Dhe mënyra më e mirë për t’ja dërguar mesazhin është me dashuri, por me hidhësi', tha Galdini.
Gazetari Flogert Muça bie dakord se Meta po i jargavitet Berishës pasi ka mbetur i vetëm.
'Po i jargavitet doktorit, sepse i është i vetëm përballë drejtësisë, gruas, doktorit. Ajo që po ndodh është fundi i tranzicionit. Me punën e tij SPAK po i jep fund. Ai që do jetë kurbani dhe monument i fundit të tranzicionit është Ilir Meta. Sepse ndryshe nga Edi Rama apo Berisha ku kanë qenë kryeministra dhe janë kryeministra dhe është vështirë ti kapësh ligjërisht që kanë bërë krime. I vetmi që nga pangopësia ka qenë më i shkujdesur dhe në flagrancë ka qenë Meta', theksoi gazetari.
Lajmi kryesor:
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
G.K//ReportTv.al