Vladimir Gjoni dhe Ilknur Aktash

Gallatë në Kategorinë e Dytë, Shkumbini largon trajnerin pas 26 ditësh! Drejtimin e merr turkja Ilknur Aktash

3 Shkurt, 16:43
  • Share

Shkumbini bën lëvizjen e katërt në pankinë për këtë sezon. Klubi i Kategorisë së Dytë ka larguar nga detyra trajnerin Vladimir Gjoni pas vetëm 26 ditësh nga emërimi dhe për momentin frenat e stërvitjes së skuadrës do i marrë ndihmëstrajnerja Ilknur Aktash.

"Drejtuesit e Shkumbinit njoftojnë se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni duke e falenderuar për kohën e tij në dispozicion të ekipit si dhe i urojnë suksese në punën e tij të mëtejshme. Deri në emërimin e trajnerit të ri drejtimi pankinës do t'i besohet trajneres turke Ilknur Aktash", njoftojnë peqinasit.

Aktash është trajnerja e parë femër që punon në Shqipëri dhe muaj më parë u afrua në Peqin për të qenë pjesë e Akademisë së klubit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • edmond ( Koder Rreshen): 03/02/2024 16:54

    PO ku e gjet me piku fati prej Qielli,e me ra ne Shkumbin !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?