Lufta e re mes Izraelit dhe Iranit po mbyll javën e parë të saj, teksa lëshimi i raketave dhe bombardimet nga të dyja vendet kanë shkaktuar jo vetëm dëme të shumta materiale, por edhe qindra viktima dhe të plagosur.
Teksa fundi i saj nuk po duket ende, në izrael jetojnë edhe shqiptarë që herë pas here rrëfejnë eksperiencat e tyre mes zhurmave të shpërthimeve, frikës, situatës dhe deri tek alarmi isirenave si një kërcënim psikologjik fillimisht dhe më pas fizik.
Jeta Gani, shqiptare që jeton në izrael me familjen e saj, ka rrëfyer për ‘Sot, Live në Shqipëri’, në Report Tv, se si i përjeton sulmet me raketa nga Irani, si është gjendja në Izrael, dhomat e sigurisë ku strehohen gjatë bombardimeve dhe informacionet se sa mund të zgjasë kjo luftë.
Ajo pohon se sulmet e Iranit kanë ardhur me intensitet në rënie, teksa mbrëmë kanë qënruar 2 orë në dhomën strehimore poshtë shtëpisë, derisa rreziku kaloi. Por bën përgjegjës Iranin që prej dekadash ka nisur luftën me organizatat që ka përdorur përreth shtetit të Izraelit dhe përfundimisht kjo luftë e Tel Avivit ndaj ‘kokës’ së luftës në Teheran ishte e domosdoshme, që dhe qytetarët në të dyja vendet të gjejnë paqen.
“Ka pasur disa sulm mbrëmë, nisën që orët e pasdites dhe zgjatën deri në mëngjes. Kanë qenë të ndara me zona, izraelin e mesëm dhe në jug. Kishte sirena dhe natyrisht e kaluam natën në dhomat e strehimit. Sulme ka pasur, por me intensitet e masë më të vogël nga herët e tjera, që na bënë optimist për vijimin. Nuk ka pasur viktima, raketat janë në numër më të vogël, kanë plasur në ajër. Shkollat dhe institucionet punojnë online, edhe unë punoj nga shtëpia online. Institucionet janë mbyllur, vetëm marketet dhe spitalet janë të hapura. Kur nuk ka sulm rikthehemi te normaliteti për nevojat tona. Sulmet e Iranit nuk kanë orar. Nuk ka dalje në qytet me shëtitje dhe lokale, absolutisht jo, janë të gjitha të mbyllura”, u shpreh Gani për zhvillimet e orëve të fundit.
Jeta shpjegoi se kjo luftë është ndryshe, për t’i dhënë fund ideatorit të sulmeve të vazhdueshme ndaj Izraelit prej shumë dekadash dhe që gjendet në Teheran.
“Kjo nuk është si luftërat e tjera, gjithmonë jemi sulmuar nga Irani. Sulme që vijnë prej tij, duke përdorur këto organizatat përreth si Hamas, Hezbollah, nga Siria etj. Luftë ka pasur gjithmonë, por këtë herë shtë ndryshe, Izraeli po sulmon një armik që ka sulmuar për dekada të tëra. Këtë herë ka shkuar te organizatori, te koka e saj, qëështë autor i luftave e sulmeve. Nuk kemi menduar ndonjëherë se Irani ka qenë i dobët, sepse e thashë, nuk neglizhohet fuqia e tij. Ka gjithmonë forcë kundërsulmuese dhe ego. Prisnim më shumë sulme, ndoshta është edhe strategji kjo, thonë që kërkon edhe bisedime, sepo pranon edhe gabimet, pra nuk e dimë se çfarë do bëjë Irani. Teksa Trump është shprehur se nuk ka bisedime pa pranuar kushtet dhe pa mbaruar lufta”, tha ajo për Report Tv.
Gani ndan mendimin se edhe populli iranian duhet të reagojë ndaj regjimit të tij, të ketë lëvizje qytetare që ta rrëzojë qeverinë atje. Gjithashtu beson se pas kësaj lufte do të rikthehet qetësia për popullin Izraelit.
“Irani nuk duhet të neglizhohet në forcën e tij. Populli atje duhet të reagojë. Pse nuk çohet të kërkojë shembjen e qeverisë, populli iranian vërtetë vuan, gratë iraniane vërtetë vuajnë, atëherë pse nuk ngrihen, ku janë, çfarë presin. Izraeli nuk shkon të vrasë popullin atje. Kjo është një luftë e ngjashme me Gazën dhe Libanin, kjo do shpëtojë Izraelin mendoj, sepse në të kundërt Izraeli do ishte ndryshe pa këtë. Kemi besim se këtë herë do kthehet qetësia në Izrael. Megjithatë nuk e dimë se çfarë përmasash do marrë lufta, sepse dita ditës nuk i gjan, por shpresojmë dhe kemi besim se do ketë fund pozitiv”, vijoi Jeta rrëfimin për moderatorin Nertil Agalliu.
Por cilat janë masat që kanë marrë autoritetet dhe vetë ajo me familjen, si veprojnë në raste të sulmeve nga Irani?
“Ne qëndrojmë në strehimore deri në momentin që na njoftojnë. Ne dëgjojmë sinjalet, mesazhet në telefon. Në momentin që niset raketa njoftohemi për këtë dhe kur lëshohet sirena duhet të shkojmë në strehimore se raketa afrohet dhe gjithashtu kur ajo hyn në territor. Kur raketa arrin duhet të futemi menjëherë në dhomën e strehimit. Mbrëmë kemi qenë edhe 2 orë brenda. Dhomën e sigurisë e kam brenda në banesën time. Kam vënë një divan dhe dyshek në tokë, për fëmijët më tepër. Unë natyrisht dëgjoj sirenën dhe zbres poshtë. Të paktën 10 vetë qëndrojnë aty ulur, jo për të fjetur. Për të fjetur mund të qëndrojnë aty deri në 6 vetë. Por i kemi aty kushtet të gjitha, me frigorifer, ushqime, për të ngrënë. I kemi kushtet për këto situata dhe pasi kalon rreziku dalim përsëri kur na njoftojnë”, përfundoi Gani rrëfimin e saj.
Komente
