Kultura

Ganimet Vendresha, solistja e parë e trupës së baletit shqiptar mbush plot 85 vjeç. Urimi i Zana Çelës

20 Shtator 2019, 09:01| Përditesimi: 20 Shtator 2019, 09:06

  • Share

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela,me një tufë trëndafila në dorë u prezantua dje në shtëpinë e Ganimet Vendreshës, balerinës së parë të Baletit tonë që dje mbushi plot 85 vite.

“Sot eshte 85 vjetori i lindjes se Ganimet Vendreshës, solistes se pare te trupes sone te baletit, - shkruan Zana Çela, - Ganimet ka realizuar kryerolet e para te baleteve tona e ka qene nje nga themelueset e shkolles sone koreografike.
Kur takon figura te tilla-legjende, madheshtia e historise shkakton jo vetem emocione te forta por edhe shume pergjegjesi. Ndersa i tregoja per teatrin e rikonstruktuar, pashe ne syte e saj shkelqimin e endrres se pavdekshme - t'i transmetoje brezave te rinj mjeshtrine e larte te kercimit klasik
Sa mrekulli ta kemi Ganimet dhe te tjere artiste qe themeluan teatrin, ne studiot e reja, duke keshilluar karrierat artisteve te rinj”.

 

Baleti është një nga fushat që ka marrë zemrën e shqiptarëve me shumë talente në Shqipëri dhe në botë. Ganimet Vendresha është një nga artistet tona të rralla që me dashurinë e saj ndaj kësaj disipline ka mbajtur të gjallë dhe ka frymëzuar ëndrrën e shumë të rinjve e të rejave në vend.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?