Medaljet e dhëna në aktivitetin sportiv

Gara Ballkanike në Eko Parkun e Durrësit, 100 sportistë pjesëmarrës! Alpinistët e grupmoshave të ndryshme treguan aftësitë dhe talentin e tyre

2 Tetor, 12:32| Përditesimi: 2 Tetor, 12:45

  • Share

100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrë pjesë në aktivitrtin sportiv ' Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike' e cila u zhvillua në Eko Parkun e Durrësit.

Me anë të një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama shprehet se në këtë aktivitet morën pjesë grupmosha të ndryshme përfshirë këtu vajza dhe djem.

“Eko Parku i madh i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut  dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive ‘Open Ballkan’

Alpinistët  të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb ëall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti  e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë  çdo ditë hapësira argëtimi e shlodhje”, shkruan kryeministri në Facebook krah fotove të publikuara nga aktiviteti.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?