Skiatorja Lara Colturi

Sport

Gara e Italisë, Lara Colturi e 7 në 'Giant Slalom'! Tjetër garë të shtunën për skiatoren e Shqipërisë

21 Shkurt, 15:52| Përditesimi: 21 Shkurt, 15:56

  • Share

Lara Colturi ka koleksionuar një tjetër rezultat pozitiv për Shqipërinë në kampionatin botëror të skive. 18-vjeçarja, në pistën e Sestriere në Itali, është renditur e 7 pas dy lëshimeve ku arriti kohën e 2 minuta, 14 sekonda dhe 90 të qintat në total. Colturi ishte rreth 2 sekonda më e ngadaltë se fituesja e garës italiania Federica Brignone.

Sot Lara garoi në disiplinën e Giant Slalom, ndërsa të shtunën skiatorja e cila përfaqëson Shqipërinë do të garojë sërish, por në disiplinën ‘Slalom’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?