Politikë

Gara e primareve në PD, përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave, nis shqyrtimi i dokumentacionit

18 Shkurt, 12:36| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:19

  • Share

Ka përfunduar ditën e sotme afati që PD kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.

Aktualisht KOKOE (komisioni i zgjedhjeve) është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.

Gjatë dy ditëve në vijim, kryesia do të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare. Sipas burimeve janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për t'u futur në primare.

Primaret do të bëhen në rang qarku, por kandidatët do të duhet të kalojnë një kuotë minimale të votave të demokratëve, kuotë që do të caktohet në çdo qark në varësi të anëtarësisë.

Por vota e demokratëve nuk mjafton. Për të qenë kandidat zyrtarisht i PD, të kualifikuarit nga vota e demokratëve duhet të kalojnë edhe një test të dytë, që në rregulloren e primareve cilësohet si ‘angazhim në kauzat e PD’.

 Me gjasë, Berisha do vërë në peshore edhe mbështetjen e atyre që duan të bëhen pjesë e listave, në betejën e tij personale, në tërësinë e kauzave të PD-së në këto vite.

Për këtë të fundit, Berisha ka përcaktuar edhe një kuotë, 300 emigrantë të regjistruar për secilin. Ndryshe nga sa Berisha kishte deklaruar, rregullorja mbron edhe drejtuesit politikë, duke i lënë jashtë votës së demokratëve. Drejtuesit politikë nuk do të jenë në primare, madje ata do të jenë ‘gardianët’ e procesit.

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?