Prej orës 08:00, ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Në zgjedhje marrin pjesë edhe demokratët që nuk janë në lista dhe shkojnë me kartë anëtarësie për të votuar. Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarëve për të votuar.
Në Vlorë kanë të drejtë vote rreth 1400 anëtarë, ndërsa procesi i votimit po zhvillohet në Pallatin e Kulturës “Labëria”.
Në Selenicë me të drejtë vote janë 906 anëtarë me listat e vjetra ndërsa aktiv rreth 600 të cilët kanë të drejtën e votës në procesin e votimit sot. Procesi i votimit po zhvillohet edhe në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë.
Në Himarë me të drejtë vote janë 413 antarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qendrore të PD në këtë degë.
Në Kukës janë hapur tre qendrat e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD, dy në qytet ku do të votojnë anëtaret e qytetit, të grup seksioneve të Grykës së Vanave, Topojan, Shishtavec, Zapod, Bicaj, Malzi, Terthore, Shtiqen, Surroj, Arren, Kolsh. Qendra tjetër është në fshatin Bushtrisë, ku do të votojnë grup seksionet Bushtrice Ujmisht,Gryke- Caje dhe Kalis. Edhe anëtarët që nuk janë në listë do të marrin pjesë në zgjedhje duke votuar me kartë anëtarësie të shoqëruar me letërnjoftim.
Në Korçë ka vetëm një qendër votimi në zyrën e degës, numri i listës është 2800 ndërsa aktivë janë 1100 anëtarë.
Në Pogradec ka 2 qendra votimi në zyrën e degës së qytetit dhe në Proptisht, numri i listës është 1400 ndërsa aktivë janë 700. Një qendër votimi është edhe në zyrën e listës në Devoll, ku numri i listës është me 2400 anëtarë ndërsa aktivë janë rreth 1000. Në Maliq ka dy qendra votimi, një në zyrën e degës dhe tjetra në ish komunën Pojan. Numri i listës është me 2200 anëtarë ndërsa aktivë janë 1000.
Në Ersekë ka 2 qendra votimi një në zyrën e degës në Ersekë dhe tjetra në një ish farmaci në qëndër Leskovik. Numri i listës është 700 anëtarë ndërsa aktivë janë rreth 400.
Në Lushnje janë 1825 anëtarë me të drejtë vote.
Në Divjakë janë 820 anëtarë me të drejtë vote.
Në Gjirokastër janë ftuar të votojnë 1200 anëtarë.
Në Berat janë 2300 anëtarë, në Kuçovë kanë të drejtë vote 1500 anëtarë, në Dimal 870 votues, në Skrapar 630 votues dhe në Poliçan 930 votues.
Në Fushë Krujë janë 800 anëtarë që votojnë tek selia e Partisë.
Në Krujë janë 1200 anëtarë që do të votojnë në dy qendra votimi, njëra tek selia e partisë në Krujë dhe tjetra në një lokal në Thumanë.
Në Dibër, do të votojnë 1150 anëtarë në Pallatin e Kulturës. Në Bulqizë kutisë së votimit do t’i drejtohen 2200 anëtarë. Në Mat dhe Klos do të votojnë 1300 anëtarë.
Në Lezhë janë 3870 anëtarë; në Mirditë 1200 anëtarë; në Kurbin 1700 anëtarë.
Në Fier pritet të marrin pjesë deri në 2000 anëtarë në 6 qendra votimi. Në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë. Në Mallakastër do të votojnë 950 anëtarë dhe në Roskovec do të votohet në 2 qendra votimi me afërsisht 700 anëtarë.
Në Shkodër pritet të votojnë rreth 3000 anëtarë.
Në Elbasan do të votojnë 2900 anëtarë në zyrat e PD, 1300 anëtarë në Librazhd, 883 anëtarë në Prrenjas, 1001 anëtarë në Cërrik, 400 anëtarë në Gramsh, 700 anëtarë në Peqin dhe 900 anëtarë në Belsh.
Lajmi kryesor: