Kronikë

Gara për 6 vendet vakante për shefa Komisariati, nga 42 kandidatë vetëm 17 kaluan pragun prej 70 pikësh! Mes tyre dhe një grua! LISTA dhe EMRAT

4 Korrik, 11:12| Përditesimi: 4 Korrik, 17:30

  • Share

TIRANË- Në Policinë e Tiranës Idris Daullja është zëvendësdrejtor për rendin dhe sigurinë, por për Kryekomisarin e uniformave blu në kryeqytet pozicioni si shef në një prej komisariateve të vendit do të ishte vendi ku do të shërbente më mirë.

Gatishmëria e tij për të marrë një detyrë më të ulët brenda radhave të policisë duket se është shpërblyer, pasi Idris Daulle u rendit i pari mes 42 kandidatësh për shefa të 6 komisariateve me drejtues vakant, duke grumbulluar 74 pikë në total.

Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përfundoi procesin e vlerësimit, ku u përzgjodhën 17 kandidatë që kaluan pragun minimal të pikëzimit prej 70 pikësh, duke hyrë në listën përfundimtare të emërimit të mundshëm, në një nga postet për Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Rinas, Himarë, Cërrik, Komisariatin e Kufirit Dibër apo Komisariatin e Kufirit Sarandë.

I dyti në renditje, pas Daulles, është Përparim Dema, aktualisht shef i Komisariatit të Rinasit, me 73 pikë në total. Kjo është hera e parë që pozicioni i shefit të Rinasit zgjidhet me konkurrim të hapur, pasi gara për këtë post në fund të vitit të kaluar ku u zgjodhën me konkurs të gjithë shefat e rinj nuk u hap.

Mes emrave të përzgjedhur që kalojnë pragun mbi 70 pikë bien në sy edhe ish-shefa komisariatesh si Oltion Agolli dhe Bledar Rreshka, apo shefi i krimeve në Komisariatin nr. 2, Ermal Kenaçi. Në listë ndodhet e vetmja grua që mori pjesë në këtë proces, Ediona Dano, aktualisht shefe e seksionit për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e të miturve në Policinë e Tiranës.

Pas shpalljes së pikëve, kandidatët kanë në dispozicion 5 ditë për të paraqitur ankesa apo kërkesa për rishqyrtim të vlerësimeve. Pas kësaj faze, i takon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, të emërojë 6 shefat e rinj të komisariateve nga lista me 17 emrat e përzgjedhur. Kryepolici ka të drejtë të emërojë qoftë edhe të 17-in të renditur, nëse e sheh të arsyeshme.

Lista e pikëzimit për 42 kandidatët:
1. Kryekomisar Idris Daulle - 74 
2. Kryekomisar Perparim Dema - 73 
3. Kryekomisar Faik Ruko - 72 
4. Komisar Ermal Gjoka - 72 
5. Komisar Elvid Shehu - 72 
6. Kryekomisar Florian Dano - 72 
7. Nënkomisar Ferit Merkaj - 71 
8. Komisar Kliton Zharri - 71 
9. Kryekomisar Artur Mersini - 70 
10. Komisar Behar Gançi - 70 
11. Kryekomisar Oltjon Agolli - 70 
12. Kryekomisar Pllumb Kovacica - 70 
13. Kryekomisar Bledar Rreshka - 70 
14. Kryekomisar Ardjan Cela - 70 
15. Nënkomisar Ermal Kenaçi - 70 
16. Komisar Edjona Dano - 70 
17. Komisar Feliks Hoda - 70 
18. Komisar Sokol Myrta - 68 
19. Komisar Orgert Thoma - 68 
20. Komisar Arjan Demçe - 67 
21. Kryekomisar Elvin Karaj - 67 
22. Komisar Roland Alushani - 67 
23. Kryekomisar Alfred Cenaj - 66 
24. Komisar Albert Hoxha - 66 
25. Komisar Arben Kadu - 65 
26. Kryekomisar Artan Kuka - 64 
27. Komisar Petrit Hala - 61 
28. Komisar Arenc Qordja - 61 
29. Kryekomisar Skelzen Mefushi - 59 
30. Komisar Saimir Koçiaj - 58 
31. Komisar Ylli Bici - 58 
32. Nënkomisar Armand Zegirllari - 55 
33. Komisar Klodian Dani - 54 
34. Kryekomisar Armand Kerçani - 53 
35. Komisar Belina Nurja - 53 
36. Komisar Kelton Liçkollari - 51 
37. Komisar Aldo Habip - 50 
38. Komisar Jeton Marku - 50 
39. Komisar Artan Redhaj - 50 
40. Komisar Bekim Selimaj - 49 
41. Komisar Admir Goduni - 49 
42. Nënkomisar Thoma Zisi - 48

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?