Teksa PS ka zgjedhur Ogerta Manastrliun për drejtuese të re të Bashkisë së Tiranës, nëse do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, PD ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj.
Por, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv Ethem Aga, kandidat i PD në Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, tha se është i gatshëm të garoj kundër Manastirliut.
‘PD ka disa standarde ka forumin, këshillin kombëtar dhe janë ata që vendosin, kurse në PS është një njeri i vetëm. Unë do jem pjesë e fushatës së PD por janë forumet e PD dhe partitë e tjera opozitare. Por, unë shpinën luftës nuk ja kthejë. Por unë them se duhet që të jetë një kanddiatë gjithpërfshirës nga e gjithë opozita’, tha ai.
Analisti Arben Meçe, e cilësoi shkarkimin e Erion Veliajt si një vendim politik.
‘Është aksionin i pastër politikë i Ramës që u inicua në Asamblenë e PS, që të bëhet shkarkimi dhe të futemi në zgjedhje. Ka hapur disa problematika të diskutueshme, Rama doli nga një proces zgjedhjesh dhe këtu është pyetja pse po insiston që të futet në zgjedhje në Tiranë. Ai është futur në një debat ligjor sepse për herë të parë ne po ballafaqohemi me topi është në dorën e GJK sepse di që Veliaj do të ankimojë sepse nëse nuk e ankimon atëherë mbaroi historia’, tha ai.
Gazetar Flogert Muça, tha se fushatën për Tiranën do ta drejtojë vet kryeministri Edi Rama.
'Ai e ka propozuar Veliajn dhe në një moment ai vet merr këtë vendim. Deri këtu Rama është në rregull. Por duhet parë që nëse Veliaj do ti kthehet politikisht Edi Ramës ose do të vijoj një betejë juridike. Unë them se fushatën do e drejtojë Edi Rama dhe deputetet e qarqeve të tjera do të jenë në llogore’, tha ai.
Juristi Përparim Çaça, tha se Manastirliu, është emëruar që sot si kryetare e përkohshme e Bashkisë së Tiranës.
‘Pse Manastirliu po trumpetohet kaq shpejt, unë besoj se ajo është duke u përgatitur për të marr bashkinë dhe sot e dërgoi atë që të familjarizohet me Bashkinë e Tiranës. E vetmja mënyrë është që kemi nxjerr kandidatin nëse do të bëhen zgjedhjet pas një muaji apo 5 muaji, ai e ka vendos se kush do të drejtojë këtë bashki, dhe me lëvizjen e sotme ishte për të drejtuar me çdo gjë që ndodh në këtë bashki do duhet që të marr miratimin e saj më para dhe ata që janë aty, që sot ajo është emëruar që sot si kryetare e përkohshme e Bashkisë së Tiranës’, tha ai.
Analisti Arben Meçe ka deklaruar se pse sipas tij kryeministri Edi Rama zgjodhi Ogerta Manastirliun si kandidate e PS për Bashkinë e Tiranës.
Po të shohësh Rama e bënë zgjedhjen e funksionarvë ekzekutiv që të lidhet me disa kapacitete të tyre historike. Gjithë grupi ekzekutiv i bashkisë janë njerëz të punës. Rama është kryebashkiaku që të gjithë ministrat janë ekzekutiv pra në urdhërat të tij. Ogerta është një person që në dinamikën e Ramës ka qenë në pozicione kyçe, ai nuk mban rrotull tij njerëz të paaftë. Rama ka një mekanizëm, atë që thoni ju për Diellën ai po bënë vite që e praktikon’, tha ai.
Komente
