TIRANË- Gazetari, shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar Rudi Erebara duket se është emri që Enkelejd Alibeaj ka përzgjedhur si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ka qenë vetë Erebara që ka bërë publike një lajm të tillë me anë të një statusi në rrjetet sociale, e ndërsa deri më tani nuk ka një konfirmim nga ana e vetë Alibeajt. Në këtë status ai ka kërkuar mendimin e qytetarëve nëse do duhet ta pranojë ose jo si propozim.
“E vështirë ndryshimi si në 1991. Më kanë kërkuar partia demokratike e vërtete për kryetar bashkie. Më poshtë mund të jepni mendime. Edhe unë e kam një mendim se kam gëzim të madh që kemi nxjerrë njerëz nga burgu. Kam gëzim të madh që u kthyem shtëpitë shqiptarëve. Kam gëzim të madh, që mbërriti kjo ditë kur mund të na përmendin emrin. Edhe vazhdoni me poshtë. E vazhdoj ketë dhimbje të madhe se pashë një mik e vëlla me lot. Një mik e vëlla amerike, që qante. Unë e di që nuk kemi shume ndonjë gjë, por të paktën me poshtë thoni pse jo, pse nuk duhet te jem unë krytear i bashkise Tiranë kur ju kanë vjedhur me miliarda. Edhe pse jo, të jetë një tjetër që nuk janë ata", shkruan ai.
Një prej emrave që e ka mbështetur kandidaturën e tij është ish-kreu i Partisë Libra, Endri Tafani.
“A bën Rudi Erebara për Kryetar i Bashkisë Tiranë? Ata që e njohin personalisht, vënë dorën në zjarr për të. Nuk është frazë shabllon. E njoh vetë personalisht dhe mund të ve dorën në zjarr për të. Kush nuk e njeh, mund të pyesë rrotull njerëz që e njohin apo të kërkojë për artikuj e intervista online. Shkrimtar me çmime europiane dhe qëndrestar i paepur.
Kontrollojeni vetë.
Tip i veçantë.
Rasti më i fundit, kur para ca muajsh nuk vajti në një pritje në Kryeministri të organizuar me ambasadën spanjolle me rastin e përkthimit të librit të tij në spanjisht, duke i lënë të dy palët me gisht në gojë.
A është kandidati më i mirë mes atyre që janë folur deri tani?
Për mua po.
A bën për Tiranën?
Për mua po.
....
Mora vesh që ka propozuar PD.
Më bezdis kjo gjë?
Jo”, shkruan Tafani.
Nëse ai do jetë kandidati zyrtar i PD-së së Alibeajt, do të jetë përballë Belind Këlliçit nga pala tjetër dhe Erion Veliajt nga PS.
Cfar idjotizmi do konkuroi lali Erin ky idjot....
Përgjigju