Foto ilustruese

Gara për hetuesit e BKH/ Shtyhet për disa kandidatë testi me makinën e të vërtetës, rezultuan me COVID! Skualifikohen 2

16 Dhjetor 2020, 11:30| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 11:48

  • Share

TIRANË- Gara për hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) vazhdon ende në fazën e testit të poligrafit. Përpara testit me makinën e së vërtetës, 39 kandidatët e kualifikuar për fazën e fundit i janë nënshtruar testit të COVID.

Disa prej tyre kanë rezultuar pozitiv dhe kjo është bërë shkak për shtyrjen e kësaj procedure  deri në dy javë. Kjo fazë pritet të përfundoj brenda dhjetorit dhe në janar të shpallen fituesit.

Burime për Report TV bëjnë me dije se deri tani janë skualifikuar 2 kandidatë të cilët makina e të vërtetës i ka nxjerrë të papërshtatshëm.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?