Foto ilustruese

Gara për BKH-në/ Familjarët e 39 kandidatëve duhet të deklarojnë pasuritë! Lista përfundimtare e agjentëve pritet në fillim të shkurtit

12 Janar 2021, 12:36| Përditesimi: 12 Janar 2021, 12:41

  • Share

Me përfundimin e testit të poligrafit (makina e së vërtetës) për agjentët e BKH-së, pritet verifikimi i pasurisë për 39 kandidatët që kanë kaluar. Ata kanë plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se brenda muajit janar nuk do të kemi një listë finale të agjentëve të BKH-së, kjo për shkak se procesi i verifikimit të pasurisë do të marrë kohë.

Kjo procedurë do të zgjasë për kandidatët të cilët në gjendjen civile rezultojnë se aktualisht bashkëjetojnë me një person tjetër.

Në këtë rast do të bëhet verifikimi i pasurive për prindërit e kandidatit, prindërit e bashkëjetuesit, i biri ose e bija të ndarë nga prindërit, bashkëjetuesi, motra e vëllezër. Ata duhet të japin të dhëna për llogaritë bankare, pasurive të luajtshme e të paluajtshme.

Gjithashtu ata do të japin një autorizim me shkrim për të dhënë pëlqimin që të kalojnë në sitë pasuritë e tyre.

Brenda janarit pritet të përfundojë ky proces, dhe brenda ditëve të para të shkurtit mund të kemi listën përfundimtare ku më pas së bashku me verifikimin e pasurisë dhe testin e poligrafit do të bëhet certifikimi i kandidatëve.

Të përzgjedhurit do të trajnohen për 30-60 ditë në SHBA për të qenë agjentët e parë shqiptarë që do jenë në SPAK.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi nga vicidoli: 12/01/2021 13:07

    Hapeni me ne fund ate dreq platforme per plotesimin e BKH me hetues e mos i beni punet gjysma gjysma,o Aida Haaaajnaj,mos fli gjuume se populli kerkon me ankth plotesimin e saj dhe vijimin e punes per luften kunder korrupsionit te zyrtareve e politikaneve te larte qe kane 30 vjet qw tallen e i kane hypur ne zverk ketij populli!Apo pret ndonje sinjal nga peshkaqenet bandite Metaj e Berisha qe i kane rregulluar dokumentacionet e duhura dhe ne i biem daulles kot?!!!

    Përgjigju
    • Ilir: 12/01/2021 14:12

      Po prite ndonje pune te mire nga kjo Hajnaj i bie te presesh shume o mik , kjo te vjedh edhe rrobat e trupit .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?