Në foto: Kineasti Ilir Butka dhe regjisori Eduart Makri

Gara për drejtor në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë/ Ministrja e Kulturës dorëzon në qeveri dy emra

8 Prill 2019, 17:29| Përditesimi: 8 Prill 2019, 17:36

  • Share

Thirrjes për konkursin për drejtor të Qendrës Kombëtarë të Kulturës, që shpalli Ministria e Kulturës në muajin shkurt iu përgjigjën katër artistë.  Kineasti Ilir Butka, regjisori Eduard Makri, artistja Yllka Gjollesha dhe producentja Elkjana Gjipali para disa ditësh prezantuan para një komisioni, të kryesuar nga kinesatja Iris Elezi  platformat e tyre. Burime për “ReportTV” bëjnë me dije se dy emrat që ka dorëzuar në qeveri, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, janë kineasti Ilir Butka dhe regjisori Eduart Makri.

Kriter i Ministrisë së Kulturës ishte që konkurrentët të prezantojnë platforma për nxitjen në kinematografi, sigurimin e mbështetjes ekonomike, por edhe koordinimin e të gjithë veprimtarisë, që Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Publike mes këtyre dy kanditaturave, platëformën e tij e ka bërë publike vetëm ish- kryetari i Qendrës Kinematografike, Ilir Butka, i cili teksa flet për prioritete ndalet edhe tek puna e bërë gjatë viteve, që ka kryesuar këtë institucion.  

Disa nga rezultatet që ka arritur QKK gjatë drejtimit të tij Ilir Butka janë; dyfishimi i buxhetit; ulja e kostove dhe gjetja e burimeve alternative të financimit. Gjatë mandatit të tij të parë janë financuar mbi 210 projekte, nga të cilët 12 filma të gjatë të karrierës, 14 filma të gjatë vepër e parë për kineastët e rinj, 15 filma të gjatë si bashkëprodhime në minorancë, 14 filma të gjatë independentë, 37 filma të shkurtër, 23 filma dokumentarë, 19 filma të animuar, 22 festivale filmi, 4 ëorkshop-e, 10 trainime për kineastët e rinj dhe rreth 20 projekte të tjera me karakter promovues brenda dhe jashtë vendit.

Mandati i ish-kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka, ka përfunduar që prej muajit prill të vitit 2018.  Drejtuesi i QKK, bazuar në neni 7 të ligjit për Kinematografinë përzgjidhet pasi ministrja e Kulturës, (Elva Margariti) i propozon kryeministrit (Edi Rama) dy emra, mes të cilëve ai  vendosë vetëm për njërin prej tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?