Gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, deri tani 8 kandidatë! Kush janë pretendentët, karriera dhe detyrat! JA EMRAT

18 Shtator, 11:20| Përditesimi: 18 Shtator, 21:35

  • Share

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga afati i mbylljes së fazës së aplikimit për postin e drejtorit të Përgjithshmë të Policisë së Shtetit mësohet se deri tani zyrtarisht janë 8 emra që kanë dorëzuar kandidaturën e tyre.Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com mëson emrat e tyre.

Emrat më potencialë deri tani janë ata me karrierë më të gjatë nga kandidatët e zyrtarizuar; Rebani Jaupi, Pëllumb Seferi dhe Ardian Çipa.

Drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionar i Policisë së Shtetit, në detyrë dhe me gradë, gjë që pritet që përjashtojë të parin nga gara ish-kryepolicin Shemsi Premçi.

Mëngjesin e ditës së nesërme pritet të ketë reagim zyrtar për emrat kandidatë dhe listën e plotë, teksa do nisë edhe faza e garës. Komision Ad-Hoc me 3 anëtarë; drejtori i AMP, Sekretarja e Ministrisë së Brendshme dhe një punonjës i ministrisë.

Kandidatet deri tani për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit
1- Pëllumb Seferi
2- Rebani Jaupi,
3- Adriatik Tafçiu,
4- Ilir Proda,
5- Altin Mena,
6- Ardian Çipa,
7- Idajet Faskaj,
8- Shemsi Prençi

Një emër i nëntë që pritet të aplikojë si kandidat është edhe drejtori aktual i Policisë Durrës, Skënder Hitaj. Kandidatët janë oficerë të lartë me gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë, pasi grada është një nga kriteret kryesore që përfshin automatikisht me pikë vlerësimi kandidatin.

Lista me renditjen e emrave të renditur nga i pari me më shumë pikë i dërgohet ministrit të Brendshëm dhe ky në fund ia dërgon Kryeministrit, ku ka të drejtë të vendosë emrin e parë të preferuar dhe në fund është kreu i qeverisë që vendos.

Kush janë kandidatët, postet që mbajnë dhe karriera e tyre

1- Rebani Jaupi, një nga emrat më potencialë, nëndrejtor i Policisë së Shtetit, ka qenë dy herë drejtor i Policisë së Tiranës, drejtor në Berat, Drejtor i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, i Antiterrorit në Tiranë, si dhe i Krimit Ekonomik në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Aktualisht drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit. Një karrierë që përfshin nga vitet 2004 deri aktualisht.

2- Pëllumb Seferi, aktualisht drejtor i Departamentit të Marëdhënive Nderkombëtare

3- Idajet Faskaj, aktualisht shef i Interpol Tirana. Faskaj ka qenë drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve më parë dhe me detyra të tjera të larta, si kreu i Antidrogës në Policinë e Shtetit dhe drejtor i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Policnë e Shtetit në dhjetë dekadat e fundit.

4- Adriatik Tafçiu, ish-shef i Kurikulave në Akademinë e Sigurisë, ka mbajtur edhe detyrën e ish-nëndrejtorit të Policisë Dibër më 2017, pas vitit 2018 nëndrejtor i Policisë së Lezhës.

5- Altin Mena, aktualisht nëndrejtor i Policisë së Lezhës, ish-nëndrejtor për Hetimin e Krimit Rendin dhe Sigurinë në Lezhë më 2023, ish-shef i Policisë Rrugore Lezhë më 2018, shef i Komisariatit Berat më 2022.

6- Ardian Çipa, aktualisht kryepolic i Gjirokastrës. Ish-shef i Komisariatit nr. 3 deri më 2005 dhe ish-shef i Krimeve, ish-drejtor i Policisë Elbasan, pas 2006, ish-drejtor i Policisë Tiranë 2013, ish-nëndrejtor i Policisë në Vlorë dhe Elbasan, në periudhën 2012-2013, ish-drejtor i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit deri më 2017. Shihet si një nga kandidatët potencialë.

7- Ilir Proda, drejtori aktual i Policisë së Elbasanit. Momentalisht i është marrë telefoni për verifikim në lidhje me dosjen e “Çopjave”. Më herët ka qenë edhe shef i Komisariatit nr. 2 dhe me detyra në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, deri në emërimin e tij në Elbasan.

8- Shemsi Premçi,Prençi ka një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master shkencor për menaxhimin strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platformën se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu. Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Korçës për vitet 2005-2007, më pas policinë e Fierit për 8 muaj në vitin 2009. Nga viti 2009 deri në 2012 ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe më pas ka drejtuar policinë Dibrës për 4 muaj po në vitin 2012. Prençi ka drejtuar për 5 vite nga viti 2013 deri në vitin 2018 Emergjencat Civile dhe më pas ka mbuluar detyrën e Këshilltarit të ish-Presidentit Ilir Meta për Mbrojtjen Civile, Rendin dhe Sigurinë. Prençi kandiduar në primaret e Sali Berishës për kryebashkiak në Kamëz, si dhe për deputet të LSI në Durrës.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • polici: 18/09/2024 15:43

    Ne fund Lartmadhnia do do emeroje militantin qe zbaton urdherat e partise qe shkel ligjet...!?

    Përgjigju
  • Per lum te gjithe: 18/09/2024 14:47

    Te gjithe keta qe kane qene pjese e “luftes” kunder droges edhe krimit te organizuar duhen hequr nga puna, jo me ti besh drejtore te pergjithshem te policise se shtetit. Mos ju shikoni karieren por punen qe kane bere. Te gjithe drejtore ne qytetet me problemet me te medhaja te droges edhe krimit te organizuar. Nderkohe qe krimi i organizuar eshte bere me i fuqishem. Qe do te thote te gjithe keta karieristet e policise se shtetit i kane postet dhe karieren e blera edhe te mbajtura nga krimi i organizuar. Lufta tani behet se kush grup i krimit te organizuar do japi me shume leke edhe eshte me i fuqishem. Sepse ai kandidate do fitoje. Mbani mend lajmin per borxhin 400 milion euro qe i duhet qeverise deri ne Dhjetor? Por Shqiperise nuk i jep borxh banka boterore edhe as ajo europiane. Pritet qe ky “ borxh” te merret nga privati. Ja pra. Posti i drejtorit te pergjithshem te policise e ka cmimin 400 milione euro. Se cfare behet me pas e di vete populli.

    Përgjigju
  • Nensi: 18/09/2024 13:13

    Ardian Cipa nje figure e paster, dhe me miresjelje ndaj Qytetareve.

    Përgjigju
    • Po po: 18/09/2024 15:11

      E din te gjith cbente cipa me shuöllaz e kompani i njeti disk eshtr ketu vk aty duhet fytyr e re e paperlyer do rinformim nga e para se edhte kalbur

    • Jari N: 18/09/2024 14:28

      Ardian Çipa është njeriu më i pa fytyrë në Policinë e Shtetit, kur ishte Ministër i Brëndshëm Sajmir Tahiri, zoti Çipa ishte një Drejtor i lartë në Tiranë dhe të gjitha informacjonet ja jepte Tik Llalla ku Tiku ja jepte PD dhe medjas së Irfanit dhe Çim Peka. Do ishte fatkeqësi e madhe që të bëhej Drejtor i Pergjithshëm ky Faqeziu A Çipa !

    • Polici jugut: 18/09/2024 14:04

      Cipa Lidhje Renato Caushit i implikuar duke u paguar qe te levizin lirshem edhe me blindadhe arme tepelen -gjirokaster me rroge mujore i implikuar edhe ne ngjarjet e fundit memaliaj te cilat jane akoma pa autor

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?