TIRANË- Nga ora 09:00 deri në orën 15:00, 11 kandidatët në garën për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u intervistuan në Ministrinë e Brendshme nga komisioni i posaçëm në kontrollin final. Lista e emrave të pikëzuar i dorëzohet ministrit të Brendshëm, i cili i propozon Kryeministrit emrin më të përshtatshëm.
Një e nga një, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit erdhën në ministri me ambicien për të marrë dakordësinë e komisionit për të drejtuar strukturën më të rëndësishme të rendit dhe sigurisë në vend.
30 minuta kishin në dispozicion të shpalosnin platformën e tyre para komisionit ad-hoc të përbërë nga zv/ministri Besfort Lamallari, sekretarja e përgjithshme Suzana Hoxha dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mbikëqyrës të komisionit ishin edhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit.
I pari që u përball me komisionin herët në mëngjes ishte Adriatik Tafçiu, sipas rendit alfabetik, aktualisht shef sektori pranë drejtorisë së përgjithshme, ndjekur nga Altin Mena, zv/drejtor i Policisë së Lezhës, konsideruar si kandidaturë potenciale, edhe pse pa mbajtur mbi supe role drejtuese më herët. I radhës ishte Ardian Çipa, me karrierë të gjatë brenda bluve dhe së fundmi drejtues në Gjirokastër, ndjekur nga drejtuesi i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, Gentjan Shehaj.
Edhe pse nuk mundi të zgjidhej në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Idajet Faskaj shfaqi interes edhe në garën për kryepolic. Pas tij, para komisionit u paraqit Ilir Proda, drejtor i qarkut të vështirë të Policisë së Elbasanit, një tjetër kandidaturë serioze dhe favorite për të zënë vendin e Muhamet Rrumbullakut. Në vijim u pyetën Lutfi Minxhozi i zyrës së Europol në Tiranë, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ndjekur nga Pëllumb Seferi, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare, me një eksperiencë të gjatë në marrëdhëniet me Interpol, si dhe drejtori për Rendin dhe Sigurinë, Rebani Jaupi.
I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Durrësit, një prej emrave favorit, falë sukseseve të viteve të fundit në krye të disa qarqeve, përfshirë Dibrën dhe Shkodrën.
Komisioni pritet të përzgjedh 3 emrat më të kuotuar, të cilët do t’i kalojnë ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Vetëm njëri prej tyre do t’i kalojë Kryeminstrit Edi Rama të premten, i cili javën e ardhshme pas mbledhjes së qeverisë, firmos emërimin e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Gara për kreun e bluve u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, 2 vite pas marrjes së detyrës, imponuar nga miratimi i ligjit të ri të policisë, i cili parashikon zgjedhjen me konkurs të kryepolicit. Drejtori i ri pritet të ketë sfidë vitin e ardhshëm, përveç rendit dhe sigurisë, organizimin e zgjedhjeve parlamentare.
2. Altin Mena – Zv/drejtor i DVP Lezhë
3. Ardian Çipa – Drejtor i DVP Gjirokastër
4. Gentjan Shehaj – Drejtor i Kurrikulave, Akademia e Sigurisë
5. Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
6. Ilir Proda – Drejtor i DVP Elbasan
7. Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
8. Neritan Nallbati – Drejtor i Policisë Kriminale, DPPSH
9. Pëllumb Seferi – Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
10. Rebani Jaupi – Drejtor për Rendin dhe Sigurinë, DPPSH
11. Skënder Hitaj – Drejtor i DVP Durrës
Ilir Proda
Skënder Hitaj
Ju beni gara per komandant kurse policat e rrugores po bejn gara kush vjedh me shum me gjobat
PërgjigjuÇipa? Hahahahaha Hahahahaha
PërgjigjuFarsa e radhës!!
Përgjigju