TIRANË- Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pasi Këshilli Drejtues i RTSH vendosi pezullimin e garës për drejtorin e RTSH, pas akuzave për paligjshmëri. Ky vendim erdhi pas thirrjes së Komisionit të Medias, në të cilin Këshilli Drejtues të hënën do të zhvillojë një seancë dëgjimore për procesin e ndjekur për garën për drejtorin e ri të RTSH.
Prezenca e OSBE bën thirrje për një garë transparente dhe të bazuar në meritë.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm. Bëjmë thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë, që të sigurojë drejtësi dhe llogaridhënie, dhe presim me interes seancën dëgjimore të së hënës”, shkruan prezenca e OSBE në Tiranë.
Edhe drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasador Silvio Gonzato, ka kërkuar që të bëhet transparencë.
‘Në një kohë kur ne hapim platformën për promovimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri përmes dialogut të hapur, ne duhet të ndërtojmë besim dhe të sigurojmë transparencë’, tha ai.
Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi të hënën me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.
Gjatë votimit më 27 janar u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.
Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasador Silvio Gonzato, ka reaguar pasi Këshilli Drejtues i RTSH vendosi pezullimin e garës për drejtorin e RTSH, pas akuzave për paligjshmëri.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe një reagim të prezencës së OSBE, e cila bëri thirrje për një garë transparente dhe të bazuar në meritë, edhe Gonzato ka kërkuar që të bëhet transparencë.
‘Vendimi i duhur. Në një kohë kur ne hapim platformën për promovimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri përmes dialogut të hapur, ne duhet të ndërtojmë besim dhe të sigurojmë transparencë’, tha ai.
Right decision. At a time when we kick off the platform for promoting freedom of expression in #Albania ?? through open dialogue, we need to build trust and ensure transparency. https://t.co/eUqFOoeyBm
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) January 31, 2025