TIRANË- Raundi i parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH ka dështuar. Asnjë nga 5 kandidatët nuk ka arritur të marrë 7 vota ose 3/5 e votave për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni.
Eni Vasili u mbështet me 5 vota nga Këshilli Drejtues i RTSH, nga 2 vota për Xhoi Jakajn dhe Engjëll Musain dhe me nga një votë kandidatët Ermal Hoxha dhe Flamur Buçpapaj.
Raundi i radhës do të zhvillohet të premten në orën 10:00 dhe në votim do të hidhen 3 emrat më të votuar, Vasili, Jakaj dhe Musai.
Gara për Drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik pas dorëheqjes së Alfred Pezës u shoqërua me akuza për paligjshmëri të procesit dhe garë jo transparente, çka detyroi Komisionin e Medias të kërkojë ndërprerjen e garës. Pas rifillimit të procesit dhe zgjedhjes së këshillit të ri drejtues në garë morën pjesë 12 kandidatë.
Komente

Çfar bëhet kështu Eni Vasili kandidaturë e preferuar ....
Përgjigju