Tiranë- Gara për kreun e ardhshëm të BKH-së ndodhet në fazën finale të saj. Ditën e sotme ishte radha e testit me shkrim, ku kandidatët u paraqitën për të prezantuar njohuritë e tyre.
7 kandidatët për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit iu nënshtruan këtë të martë fazës së radhës, testit me shkrim, një ese dhe test i arsyetimit logjik.
Në garë për të drejtuar “FBI-në shqiptare”, janë aktualisht Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Report Tv siguroi momentin kur kandidati Gledis Nano, ish-drejtor i Policisë së Shtetit, hyri në godinën e SPAK për t'iu nënshtruar sot testimit me shkrim. Më herët, ata përfunduan testin fizik në prani të përfaqësuesve ndërkombëtare, me ushtrimet fizike dhe vrap në ambientet e Repartit RENEA.
Më 31 gusht mbaron mandati 5-vjeçar i drejtuesit aktuale Aida Hajnaj. Edhe institucioni i SPAK ndau një njoftim zyrtar për fazën e zhvilluar sot.
“Shtatë kandidatët e kualifikuar nisën testin në orën 11.00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta”, thuhet në njoftim.
Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin. Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës.
Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.
Njoftimi i plotë i SPAK për procedurën e zhvilluar sot:
“Faza e tretë e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së – Testi me shkrim. Në përputhje me ligjin nr. 95/2016, sot u zhvillua faza e tretë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi për arsyetimin logjik.
Shtatë kandidatët e kualifikuar nisën testin në orën 11.00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta.
Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin.
Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës.
Në përfundim të këtyre fazave të para; testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim (esesë) dhe testit për arsyetimin logjik, Komisioni i Përzgjedhjes do të rendisë kandidatët e kualifikuar, të cilët do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.
Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës".
Komente

Suksese Gledis, je njeri dhe profesionist i shkelqyer, por veshtire ta zgjasin me doren Pas shkeputjes me buje qe ike si burre ! E kane mbaru ate pune Behet Joni
Përgjigju