Foto ilustruese

Kronikë

Gara për ‘FBI-në shqiptare’, 7 kandidatët për kreun e BKH-së zhvillojnë testin e poligrafit! Të hënën faza e fundit

27 Korrik, 12:25| Përditesimi: 27 Korrik, 12:29

  • Share

Është mbyllur edhe faza e katërt për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të enjten dhe të premten është zhvilluar testi poligrafit. Në Akademinë e Policisë të 7 kandidatët iu nënshtruan testit të së vërtetës.

Gjatë monitorimit të poligrafit kandidatët iu përgjigjen pyetjeve provokuese. Specialistët e poligrafit, një prej të cilëve mësohet se ka mbërritur nga jashtë, ka vlerësuar reagimin e disa indikatorëve si pulsi djersitja.

Të hënën kandidatët janë njoftuar për të zhvilluar fazën e fundit të intervistës me gojë, përballë komisionit që monitorohet edhe nga disa përfaqësues të misioneve të ShBA dhe BE.

Kandidatët për kreun e BKH
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?