Gent Ibrahimi dhe Besnik Dervishi

Gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton ekspert kontabël për verifikimin e pasurisë së Gent Ibrahimit! Besnik Dervishi tërhiqet

18 Shtator 2022, 13:19| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 13:20

  • Share

Gara për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese vijon, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vijon me procedurat. Në mbledhjen e fundit KED ka caktuar ekspertë për verifikim të pasurisë së kandidatit Gent Ibrahimi.  

Report Tv mëson se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës përcaktoi detyrat për ekspertin kontabël V. Kraja lidhur me kryerjen e analizës së raport kontrollit të kryer nga ILDKPKI për kandidatin Gent Ibrahimi, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  material i cili do t'i vihet në dispozicion KED brenda datës 7 tetor 2022.

KED vendosi gjithashtu, ndërprerjen e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidatin Besnik Dervishi për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të paraqitjes së dorëheqjes së kandidatit, nga ky vend vakant.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meno: 18/09/2022 16:55

    Vetem ky komunist e bire komunisti spiun e gjithe mskarelleqet qe ka bere vetem ky mos e vini ne gjykate nje nga hajdutet me te medhenje eshte Besnik Dervishi .ku i gjeti leket per hotel ne dhermi ku i gjet per toka ne palas ku i gjet per pallate qe bene apo ja dha xhorxh ruci borxh qe ky fshit mbas keti kusari qe ska qene nje dite ne emigrim dhe u be miljarder pse nuk ndiesh zoti kryeminister ka dhe denancime per te nga banoret e palases e dhermiut turp qe i mbani keta ai eshte me dosje spiuni komunizmit

    Përgjigju
  • Dha: 18/09/2022 13:39

    Ia paska nxire ildkp, kaq keq qenka dhe tani do marrin ekspert qe ta bejne si te duan e. Rrofte partia dhe patronazhistet e saj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?