Gara për hetues të BKH-së, përfundon procesi i deklarimit të pasurisë, 35 kandidatë dorëzojnë formularët

30 Nëntor 2020, 11:01| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 13:10

  • Share

Ka përfunduar procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Kandidatët kanë dorëzuar deklaratat me e-mail komisionit të BKH-së, ku kjo e fundit do të verifikojë pasuritë personale dhe të familjarëve të tyre.

Burime pranë komisionit bëjnë me dije se disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.

Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit do t'i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA-së, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit. Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.

Fillimisht ishin 39 aplikantë që kaluan në fazën e katërt të garës për hetues në BKH që është pikërisht deklarimi i pasurisë, por vetëm 35 prej tyre kanë dorëzuar formularin.

Faza tjetër e garës për BKH do të jetë testi i poligrafit ku ora dhe data do të njoftohen më datë 2 dhjetor.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reality: 30/11/2020 12:38

    Tallje byçe....

    Përgjigju
    • alfons: 30/11/2020 13:35

      me bet 500

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?