Në Tiranë janë numëruar deri më tani votat e 1242 nga 1243 qendra votimi, për kandidatët për deputetë. Në listën e kandidatëve të PS-së, kryeson Fatmir Xhafaj me 16738 vota, pas tij, më i votuari në radhët e PS-së rezulton Ornaldo Rakipi me 15697 vota. E 3-ta është Belinda Balluku me 15361 vota.
Xhafaj dhe Rakipi tashmë kanë thyer herësin duke u futur në listën fituese. Ndërsa jashtë Kuvendit ka mbetur Ervin Bushati, Fidel ylli, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.
Listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16073 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13780 vota, Belind Këlliçi me 11577 vota, ndërsa Sali Berisha ka marrë vetëm 6744.
Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3402 vota, Monika Kryemadhi me 2436 vota dhe Floida Kërpaçi me 1639 vota.
Lajmi kryesor:
Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del
K.T.//ReportTv.al