Kronikë

Përzgjedhja e kreut të BKH-së, përfundon faza e intervistave, 7 kandidatët do kalojnë në verifikim figure e pasurie

28 Korrik, 13:27| Përditesimi: 28 Korrik, 17:50

  • Share

Tiranë-Ka përfunduar sot faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas testit të poligrafit. 

Intervistat u zhvilluan në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke nisur nga ora 09:00 dhe duke zgjatur 45 minuta për secilin nga 7 kandidatët. Procesi është monitoruar nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Gjatë kësaj faze, 7 kandidatët u vlerësuan për njohuritë profesionale, aftësitë drejtuese dhe qasjen ndaj sfidave të pozicionit të drejtorit të BKH-së.

'Përfundon faza e intervistës në procesin e përzgjedhjes së drejtorit të BKH-së. Kjo fazë, e monitoruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, u fokusua në vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjen e kandidatëve ndaj sfidave që lidhen me pozicionin e Drejtorit të BKH-së. Në përfundim të kësaj faze, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të shtatë kandidatët t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, njoftoi SPAK.

Më herët kandidatët janë njoftuar për të zhvilluar fazën e fundit të intervistës me gojë, përballë komisionit që monitorohet edhe nga disa përfaqësues të misioneve të ShBA dhe BE.

Të enjten dhe të premten u zhvillua testi poligrafit. Në Akademinë e Policisë të 7 kandidatët iu nënshtruan testit të së vërtetës.

Gjatë monitorimit të poligrafit kandidatët iu përgjigjen pyetjeve provokuese. Specialistët e poligrafit, një prej të cilëve mësohet se mbërriti nga jashtë, vlerësoi reagimin e disa indikatorëve si pulsi apo djersitja.

Kandidatët për kreun e BKH
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?