Kronikë

Nga Gledis Nano te Haki Çako e Joni Keta, kush janë 13 kandidatët për kreun e BKH

10 Qershor, 11:56| Përditesimi: 10 Qershor, 17:38

  • Share

TIRANË- Altin Dumani, kreu i SPAK, dhe 2 prokurorët e posaçëm, Arben Kraja dhe Behar Dibra janë treshja e komisionit përzgjedhës që do të kalojnë në filtër 13 kandidatët që aplikuan zyrtarisht për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Fillimisht komisioni do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët, nëse i plotësojnë apo jo kriteret ligjore për të garuar për drejtimin e FBI-së shqiptare.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

Ata do t’i nënshtrohen, testit të arsyetimit logjik, kontrollit mjekësor, testit fizik, esesë me shkrim, intervistës dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i pasurisë dhe testi i poligrafit.

Mes 13 emrave që kanë shprehur vullnetin për t’iu nënshtruar garës për drejtimin e BKH-së, bien në sy dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Haki Cako dhe Gledis Nano apo dhe prokurorë. Drejtimin e institucionit e kërkon edhe Joni Keta, aktualisht zv/drejtor i BKH-së.

Drejtueses aktuale të BKH, Aida Hajna i përfundon mandati me 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat të dytë, por nuk i dorëzoi dokumentacionet.

Kandidatët për kreun e BKH
Andi Pogaçe
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?