Ardian Çipa, Idajet Faskaj, Lindita Nushi dhe Artur Beu

Gara për kreun e BKH/ Tetë kandidatët për drejtues të FBI-së shqiptare sot 4 orë në 'makinën e së vërtetës'

18 Shkurt 2020, 10:42| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 10:56

  • Share

TIRANE-Pas testimit me shkrim dhe atij fizik, sot ka nisur përballja me makinën e së vërtetës (poligrafin) për 8 të kualifikuarit për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Testimi do të vijojë deri ditën e premte, ku cdo ditë do të paraqiten në test nga dy kandidatë. Seancat do të zhvillohen pranë SHÇBA-së tek ministria e Brendshme dhe do të zgjasin nga 2 deri në 4 orë për cdo kandidat.

Testimi mbyllet të premten dhe më pas SPAK-u do të përzgjedhë një nga tetë garuesit për t'ia përcjellë KLP-së për ta emëruar kreun e ri të BKH-së. Sipas ligjit kreun e BKH-së e zgjedh Këshilli i Lartë i prokurorisë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Lista e 8 kandidateve te kualifikuar
1-Aida Veizaj (Hanaj)
2-Ardian Çipa3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

Aida Veizaj (Hanaj), Ervin Hodaj,Ylli Pjetërnikaj dhe Gentjan Shehaj

Por çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik. Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate. 

Aparati i Poligrafit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?