Foto ilustruese

Kronikë

EMRAT/ Kush janë 7 kandidatët që vazhdojnë garën për kreun e BKH! Skualifikohen 6, mes tyre Haki Çako

26 Qershor, 10:49| Përditesimi: 26 Qershor, 14:57

  • Share

6 kandidatë u skualifikuan nga gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni përzgjedhës, i përbërë nga prokurorët e posaçëm, Altin Dumani, Arben Kraha dhe Behar Dibra, vlerësuan se 6 kandidatët kishin mungesë dokumentacioni për të vijuar më tej garën.

Kështu drejt garës për drejtimin e institucionit të konsideruar FBI-ja shqiptare, shkojnë vetëm 7 kandidatë. Ata do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit, sic është testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i pasurisë dhe testi i poligrafit.

Drejtueses aktuale të BKH, Aida Hajna i përfundon mandati me 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat të dytë, por nuk i dorëzoi dokumentacionet.

Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta
Kandidatët e skualifikuar
Astrit Halilaj
Haki Çako
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?