6 kandidatë u skualifikuan nga gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni përzgjedhës, i përbërë nga prokurorët e posaçëm, Altin Dumani, Arben Kraha dhe Behar Dibra, vlerësuan se 6 kandidatët kishin mungesë dokumentacioni për të vijuar më tej garën.
Kështu drejt garës për drejtimin e institucionit të konsideruar FBI-ja shqiptare, shkojnë vetëm 7 kandidatë. Ata do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit, sic është testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i pasurisë dhe testi i poligrafit.
Drejtueses aktuale të BKH, Aida Hajna i përfundon mandati me 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat të dytë, por nuk i dorëzoi dokumentacionet.
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta
Haki Çako
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni
Komente
