Forumi Rinor i PD-së

Politikë

Gara për kreun e Forumit Rinor në PD e Berishës, zyrtarizohen 6 kandidatët

31 Korrik 2022, 13:19| Përditesimi: 31 Korrik 2022, 13:32

  • Share

Janë miratuar 6 kandidatët e Forumit Rinor të PD-së. Kandidatët për FRPD janë Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi, Mariglen Doçi. KQZ në FRPD ka shpallur hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. 

‘Miratohen kandidaturat për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpall hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. Dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022.

Për njoftimet dhe përditësimet më të fundit na ndiqni në rrjetet tona sociale.

Urime dhe suksese gjithë kandidatëve!’- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Lulzim Basha njoftoi më 5 nëntor hapjen e garës për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin. Sipas tij, mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje. Në krye të grupit të punës është vendosur një nga të "besuarat" e Lulzim Bashës, Oriela Nebiaj, e cila u kandidua nga Basha edhe si deputete në qarkun e Tiranës.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë. Këlliçi tha se kjo është një tentativë e tij për të uzurpuar FRPD-në, por kishin rënë dakord që zgjedhjet për pasuesin e tij, t'i bënin në një moment të dytë, kur situata brenda PD-së, të ishte më e qetë, referuar përplasjeve Basha-Berisha.

Dokumentet e bashkëngjitur në njoftimin e FRPD-së

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?