Gara për kreun e FRPD, 6 kandidatë për të zëvendësuar Belind Këlliçin! Ja objektivat e tyre për të ardhur në krye

2 Gusht 2022, 18:44| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 19:11

  • Share

Nga 1 gushti Partia Demokratike e Rithemelimit ka hapur garën për kreun e ri të forumit rinor. Në fushatën e cila pritet të zgjasë deri më 30 shtator, janë përfshirë 6  kandidatë; Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi, Mariglen Doçi. Gara për kreun e FRPD u hap pas dorëheqjes së Belind Këlliçit vitin e kaluar pas përplasjeve me kryetarin e atëhershëm të PD, Lulzim Bashën për shkak të përfundimit të mandatit të tij.

Por cili do të jetë fokusi kryesor për kandidatin Mariglen Doci, në rast se do të jetë ai i besuari i të rinjve për të drejtuar forumin.

“Një forum konservator plus CV e antarësisë ku do te shënohet çdo kontribut real i secilit individ të anëtarësuar”, tha ai.

Si risi në këtë garë, të rejat Barbara Doda dhe Alesia Balliu, e konsiderojnë prioritet, qasjen që duhet të këtë ky forum ndaj PD.

“Është cinike të presësh ndryshim nga lideri dhe të mos ndryshojë forumi.”

I ardhur nga qyteti i Durrësi, Artion Barjamaj prezanton pikat kryesore me të cilat kërkon mbështetjen e të rinjve.

“Meritokraci, ai që punon do te vlerësohet dhe jo ata të rinj që vijnë aty për shkak të njohjeve dhe ngritja e një akademie që përgatit aktivistët e PD për aksionet opozitare”, shprehet Bajramaj.

Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Besart Xhaferri, zgjedhjet e 2025 i cilëson si objektiv kryesor për të rinjtë e FRPD-së.

Drejtuesi i forumit rinor do të zgjidhet në fillim të muajit Tetor, ndërsa pritet që i gjithë procesi i zgjedhjeve të shtrihet në të gjitha strukturat vendore.

“Bashkimi i forumit rinor do vij vetëm nëse gara që do të bëjë 5 kandiatët do të jetë transparente”, shprehet Arnold Karriqi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?